Thursday, April 25, 2024

Miqësorja e pare, Shqipëri U17-Bosnje-Hercegovinë U17 mbyllet në barazim, 0-0

Lexo

Shqipëri U17-Bosnje Hercegovinë U17, 0-0

Kombëtarja shqiptare U-17 është ndalur në një barazim 0-0 sot në miqësoren me Bosnje-Hercegovinën U-17, ndeshje që u luajt në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Trajneri Ervin Bulku hodhi në fushë këtë formacion për Shqipërinë U-17: Amarildo Dervishi, Ergi Bastari, Adi Kurti, Ernesto Bakiu, Alion Damini, Egert Selmani, Endi Halili, Dean Vranici, Glenis Belloj, Frederik Tosku dhe Flavio Sulejmani.

Pjea e parë ka qenë e balancuar dhe kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, që ashtu si Shqipëria është kualifikuar për në fazën Elite Round të Europianit U-17. Ndonëse janë përpjekur vazhdimisht kquezinjtë kanë pasur vetëm një rast të mirë për gol në minutën e 37-të me protagonist Toskun, teksa portieri boshnjak ka zgjidhur situatën.

Në pjesën e dytë tekniku Bulku bën disa zëvendësime duke hedhur në fushë gradualisht një pjesë të mirë të lojtarëve që ishin në stol. Të dyja skuadrat tregohen shumë të kujdesshme dhe mbrohen mirë duke lënë shumë pak hapësirë e për rrjedhojë rastet për shënim janë të pakta. Shqipëria U-17 ka edhe një mundësi me Duron në minutën e 82-të, i cili hyri si zëvendësues, por sërish portieri Mehiç bllokon tentativën.

Mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0 ndeshja e parë, ndërsa sfida e dytë Shqipëri U-17 – Bosnje Hercegovinë U-17 do të luhet më 17 shkurt, në ora 11:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë. Edhe në këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë dyert për të gjithë tifozët, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje kuqezinjve të vegjël.

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin të dielën e 12 shkurtit në Durrës, ku po përgatiten për këto miqësore si edhe për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Shqipëria është shortuar në Elite Round në grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img