Sunday, November 24, 2024

Nesër në “Elbasan Arena”, Kukësi-Vllaznia, Brdariç i bindur për fitore tre pikëshe

Lexo

Java e 14-të të Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar hapet me sfidën më të rëndësishme, atë në mes Kukësit dhe Vllaznisë, takim i planifikuar të luhet mbrëmjen e së premtes në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18.00. I paraqitur si zakonisht një ditë përpara ndeshjes zyrtare në konferencë për shtyp, trajneri kuqeblu Thomas Brdariç është shprehur optimist dhe i bindur se Vllaznia do t’ia dalë me sukses për t’u kthyer në Shkodër me tre pikë.

“Jam i gëzuar që nesër do të luajmë në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit dhe jemi shumë të lumtur që lojtarët janë të motivuar dhe ne jemi gati për këtë ndeshje. Në lidhje me mungesat e  Gurishta, Hoxhaj, Da Silva, por edhe Dungës që nuk janë me ekipin, mendoj se kemi futbollistë të tjerë që mund t’i zëvendësojmë. Kam besim që se ata që do të luajnë janë gati për këtë takim”, u shpreh Brdariç.

Duke folur për skuadrën kundërshtare, ai tha se i njohin aftësitë e Kukësit, por do të udhëtojnë nesër vetëm për të marrë 3 pikë në këtë ndeshje. “E di që ata nuk po kalojnë momentet të mira, por për mua kjo nuk ka rëndësi dhe unë mendoj për sfidën e nesërme. Ne kemi mësuar nga gabimet e bëra nga ndeshja e parë dhe vijmë në këtë takim pas rezultateve të mira, mezi pres të shikoj përmirësimet e skuadrës”, vijoi tekniku kuqeblu.

Në fund, njëshi i pankikës kuqeblu, foli edhe për ofrimin e futbollistit Cisse, për të cilin tha: “Të gjithë e dijnë që ne nuk kemi mundësi të marrim lojtarë siç ka bërë Tirana apo ekipet e tjera. Cisse është një djal i mirë, i duhet kohë për stërvitje dhe do të vendosim më vonë se çfarë do të vendosim për të”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img