Futboll moshat-Rithehet Kupa e Shqipërisë, nesër ndeshjet e turit të dytë

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Futbolli i moshave në këtë fillim viti të ri 2021 i është përkushtuar tërësisht kompeticionit të Kupës së Shqipërisë. Fundjavën e kaluar u luajtën ndeshjet e turit të parë, ku nga ekipet e rajonit të Shkodrës, figurën më të mirë sportive e bënë Akademia Vllaznia dhe KF Shkodra, ekipet e të cilëve U-17 dhe U-19 u kualifikuan për në turin e dytë. Ndërkohë, një objektiv të tillë nuk arriten ta realizonin ekipet e tjera, si AAS, FC Djelmnia Shkodrane 2017, FC Scutari, që megjithë përpjekjet e tyre i humbën duelet e turit të parë, respektivisht me ekipet e Teutës, Internacional Tirana dhe Brians.

Pas përcaktimit të ekipeve kualifikuese, Federata Shqiptare e Futbollit ka gati formulën e ballafaqimit në turin e dytë të 1/8 finale. Gjithnjë sipas grafikut të publikuar nga FSHF, takimet në fjalë të turit të dytë startojnë nesër me datë 14 janar 2020 dhe do të vijojnë deri të dielen e 17 janarit.

Ekipet e Akademisë Vllaznia do t’i luajnë ndeshjet e turit të dytë nesër në kompleksin Internacional në Pezë Helmës. Të parët që do të ballafaqohen në fushën e lojës janë 17 vjeçarët duke sfiduar Partizanin, në një duel rivalësh tradicional, jo vetëm me ekipet e para, por edhe për moshat që do të startojë në orën 10.00. Ndërsa, Vllaznia U-19 do të luajë dy orë më pas, në 12.00 duke pasur përballë ekipin e Akademisë së Futbollit Tirana. Gjithnjë sipas kalendarit të FSHF-së, dy ekipet e tjera shkodrane, KF Shkodra U-17 dhe U-19, ndeshjet e tyre do t’i luajnë të shtunën e 16 janarit duke u përballur me Akademinë e Futbollit Tirana për U-17 si dhe me Dinamon për U-19.

Datat dhe oraret e ҫifteve të turit të dytë:

 U-17

Skëndërbeu-Shënkolli / 17.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 1  (C1)
Pepa-Studenti / 16.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 2  (C2)
Teuta-Brians / 17.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 2  (C3)
Vora-Internacional / 15.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 1 (C4)
Apolonia-Tirana / 15.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 2  (C5)
Ak.Futbollit-Shkodra / 16.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 1 (C6)
Partizani-Vllaznia / 14.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 1 (C7)
Laberia-Laci / 14.01.2021 / 10:00 / Pezë Fusha 2  (C8)

U-19

Akademia Futbollit-Vllaznia / 14.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 1  (C1)
Apolonia-Shënkolli / 17.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 1 (C2)
Flamurtari-Shkëndija Tiranës / 16.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 2 (C3)
Besa-Laҫi / 14.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 2  (C4)
Football Republic-Tirana / 15.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 2  (C5)
Teuta-Partizani / 17.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 2  (C6)
Dinamo-Shkodra / 16.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 1  (C7)
Shkëndija Durrës -Internacional / 15.01.2021 / 12:00 / Pezë Fusha 1 (C8)

Skema e turit të tretë për U-17 dhe U-19:

C8 – C1
C7 – C2
C6 – C3
C5 – C4

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -