Pas një seri rezultatesh pozitive, Teuta është ndalur me një baarzim në shtëpi me Vllazninë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 24-t të kategorisë Superiore. Një barazim, që sipas trajnerit Edi Martini, nuk ishte i drejtë, pasi, gjithnjë sipas tij, Teuta e meritonte fitoren. Në prononcimin e dhënë për Over Sport, men jëherë pas ndeshjes, shkodrani i pankinës durrsake, është i pakënaqur me shpërdorimin e rasteve për gol të krijuara në portën e Vllaznisë.
“Më vjen keq për djemtë. Humbëm shumë raste. Është një nga ato ndeshjet që fati nuk është me ty. Patëm shumë raste të shënonim. Edhe pse pësuam gol, më pëlqeu që djemtë arritën të barazonin. Më vjen vërtet keq, sepse djemtë meritonin fitoren.
Ndryshuam diçka në lojë. Nuk vendosëm të luanim me dy sulmues. Menduam që të jemi të siguruar në aspektin defensivë. Kallaku bëri një punë shumë të mirë. Edhe Vila bëri një punë shumë të mirë, edhe pse nuk shënoi. Jam i lumtur me djemtë”, tha tekniku i bregdetarëve të Teutës, Edi Martini.