Thursday, March 28, 2024

Vllaznia, tre ndeshje pa fituar në kampionat. Josa: Duhej të ishim më të qetë, edhe mund ta kishim humbur ndeshjen!

Lexo

Vllaznia kishte udhëtuar për fitore në transfertën e Durrësit, por u largua nga Durrësi me vetëm një pikë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Over Sport, trajneri kuqeblu, Mirel Josa, ka shpjeguar problemet kryesore të kuqebluve në duelin e barazuar ndaj Teutës. Sipas tij, shkodranët duhej të kishin qenë më të qetë para portës dhe kishin humbur shumë duele në mesfushë.

“Filluam një lojë pothuajse të barabartë të dy ekipet. I gjithë problemi ishte që humbëm disa dyluftime në mesfushë, në topat e dytë sidomos. Shënimi i golit ishte shumë pozitiv për ne, ishte në një moment që dolëm 2-3 herë në sulm e shënuam, aty duhej të kishim qenë pak më të qetë. Normale që edhe mund të kishim pësuar. Skuadrës nuk mund të them se ishte e lodhur, volum loje pati, u tregua në pjesën e dytë të lojës. Duhej të kishin qenë zgjedhjet tona më të mira se mund të shënonim në rastet me kokë me Hoxhajn dhe Alivodën. Kështu është futbolli. E thashë edhe më parë që kishim probleme në dyluftimet në mesfushë, ishin disa probleme që me fitimin e topit nga Teuta, shkonte sidomos në të dy krahët”, tha ndër të tjera, trajneri kuqeblu, Mirel Josa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img