Vllaznia dhe Partizani, do të ndeshen nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00. Ndërsa dhjetë ditë më parë, u ballafaquan për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku fitues doli Vllaznia me rezultatin 3-1, nesër, sfida në fjalë do të jetë për javën e 25-të të kampionatit Superiore. Një ndeshje, kjo që po pritet me shumë interesim nga tifozëria shkodrane dhe më gjërë. Ndaj, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve, KF Vllaznia, ka publikuar çmimet e biletave dhe vendet ku ato tregtohen.
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e premte, dt. 10 mars 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA – PARTIZANI, e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja do të luhet, ditën e shtunë, dt. 11 mars 2023, ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.
Biletat shiten tek:
– Biletaria e Stadiumit:
E premte, dt.10 Mars 2023
- Ora 10.00 – 18.00
E shtunë, dt. 11 mars 2023
- Ora 10.00 – 18.00
Në Shkodër:
- Dyqanit UNIVERSAL
(Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”)
E enjte, dt. 09 mars 2023 – E shtunë, dt. 11 mars 2023
- Tek Market VLLAZNIA
(Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë Karburant Bolv-Oil)
Në Koplik:
- Tek VODAFONE SHOP
(në Qendër të qytetit të Koplikut)
ONLINE
- Duke filluar nga dita e sotme, dt. 09 Mars 2023, në linkun:
https://tickets.paysera.com/…/vllaznia-partizani-7493
Forca Vllaznia!
Eja edhe Ti!