Dëgjova me interes intervistën e trajnerit Josa dhe më duhet të them:
- Trajneri, padiskutim që është ai që vendosë për skuadrën, kush të luaj, ku të luaj dhe si të luaj, por më tingëllon jo shumë e kandshme mënyra e të përgjigjurit, ku shpesh herë përmend vetën “UNË”!
Të jem i sinqertë, më duket ma shumë ARROGANCË sesa autoritet!
- Trajneri në vetvete duhet me kuptu që pa individin dhe skuadrën nuk është asgjë, nuk ka asnjë vlerë, sikurse skuadra anasjelltas poashtu!
- Duke fol në këtë lloj mënyre, kam frikë se edhe në skuadër është kriju një pakënaqësi e madhe dhe si rrjedhojë sjell edhe mos bashkpunimin mes palëve!
- Që një skuadër me nivel të ecin në rrugën e duhur, duhet me pas bashkpunim maksimal Staf Teknik-Lojtar.
Të paktën unë personalisht e konsideroj të tillë.
- Nga ana tjetër, kur pyetet për Aralicën, Vulajn , përgjigjet “JU KAM THËNË MOS MË PYESNI MË”!
ABSURDITET ‼
Lojtari apo lojtarët stërviten ç’do ditë me skuadrën dhe Trajneri ka vendosë “PUSHKATIM NË HESHTJE”!
NUK MË PËLQEN ASPAK‼
Ermir Vajushi-Trajner futbolli, Gjermani
(Video) Prononcimi i trajnerit Mirel Josa në konferencën për shtyp të pragndeshjes, Vllaznia-Partizani