Saturday, April 20, 2024

Spektakël në “Niko Dovana”! Erzeni mund Egnatian 2-1. Fitore karakteri e shijakasve që barazohen me pikë me Vllazninë, e cila luan neser me Partizanin

Lexo

Erzeni-Egnatia  2-1(Shënues: Kahrimanoviç 33(p), Nonato 38’/Duamena 45+4’)

Erzeni-Egnatia, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, ishte padyshim një nga ndeshjet më luftarake të këtij kampionati. Të dyja skuadrat dhanë gjithçka në fushën e lojës, sulme dhe kundrasulme në të dyja portat respektive, me një ritëm të lartë që shoqëroi duelin në fjalë, që nga minuta e parë deri në minutën e 100-të.

Fillimi i ndeshjes foli më mirë për miqtë nga Rrogozhinasi, e cila krijoi edhe raste shënimi. Atë që nuk e bëri Egnatia, e arriti Erzeni me anë të Kahrimanoviç në minutën e 33-të përmes pikës së bardhë të penalltisë. Pesë minuta më vonë, do të jenë përsëri shijakasit që shënojnë, këtë radhë me anë të Nonatos duke e çuar avantazhin shijakas në 2 me 0.

Rrogozhinasit nuk dorëzohen dhe luftojnë fort dhe në minutat shtesë të pjesës së parë shënojnë me anë të Duamenes duke shkurtuar diferencën e golave në 2-1 për vendasit. 45 minutëshi i dytë është i tëri për Egnatian, që duke u hedhur e tëra në sulm krijon raste të shumta shënimi, por që asnjëri prej tyre nuk shkon në rrjetë.

Nga ana tjetër, shijakasit, mbrohen me shumë kujdes për të ruajtur avantazhin, por edhe kundra sulmojnë, madje arrijnë të gjejnë një gol të tretë, i cili pas verifikimin të mbi katër minutave nga sitemi VAR, anulohet.

Beteja dhe dramaciteti i këtij takimi, vijon edhe në 8 minutat shtesë të akorduara nga arbitri, por që shkon edhe më tej, shtesë mbi shtesë, deri në minutën e 100-të, atëherë ku Erzeni i drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllani, i gëzohet fitores tre pikëshe.

Një fitore karakteri, kjo që i ngre shijakasit që i çon në kuotën e 37 pikëve duke u barazuar me Eganatian e vendit të katërt dhe me një pikë mbi Vllazninë, e cila luan nesër ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img