Vetë ecuria fantastike e Rocco Vatës, me ekipet e klubit skocez, Celtic Gllazgou, bëri që në brenda një kohe të shkurtër, emri i tij të ishte në fokus të specialistëve të futbollit skocez.
Gola, pa fund me ekipin e të rinjëve, ekipin e dytë tëË Celtic, si dhe me kombëtaren e moshave të Irlandës, ku ai është titullar, e përfshinë Roccon në faqet kryesore të medias së shkruar skoceze, si dhe të programeve televizive.
Shumë kush ka nxituar ta krahasojë me të atin, të famshim Rudi Vata, i cili krahas Vllaznisë, Dinamos së Tiranës dhe kombëtaren shqiptare, ka qënë titullar me shumë peshë tek Celtic, madje duke fituar edhe Kupën e këtij vendi.
Megjithatë, falë talentit, dhe paraqitjeve dinjitoze që Rocco ka bërë gjatë fazës së parë të këtij sezoni, specialistët e futbollit skocez kanë shkuar edhe më tej, duke e cilësuar djaloshin 16 vjeçar, me parametra dhe cilësi edhe më të mira se babai i tij Rudi Vata.
Një dëmtim i rëndë në kyçin e këmbës në mesin e janarit të këtij viti, e detyroi Roccon që i mbikqyrur nga një staf professional mjekësor i klubit të Celtic, të niste fazën rikuperuese, e cila zgjati rreth pesë javë.
Fatmirësisht, tashmë çdo gjë është mbyllur me sukses, dhe klubi skocez njofton në faqen e tij zyrtare rikthimin në proçesin stërvitor të ekipit të parë të Rocco Vatës. Një rikthim që skuadra dhe trajneri i ekipit të parë të Celtic, e kanë pritur me shumë ngrohtësi talentin Vata. Duke e shoqëruar edhe me disa foto ku duket qartazi intensiteti i ritmit stërvitor, klubi shpreh bindjen e plotë se talenti Rocco Vata, do të jetë shumë shpejt në fushën e lojës, madje edhe më i fortë nga sa ishte më parë.