Në pritje të ndeshjeve të Kampionatit të Superiores, java e 26-të e së cilës luhet në fundjavë, sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka programuar, që sot dhe nesër të luhen ndeshje e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.
Tirana-Kastrioti dhe Kukësi-Teuta, janë dy çiftet e programuara për sot. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 13:00, ku në ballafaqimin e parë, bardheblutë e shikojnë veten të kualifikuar, pasi përpos fitores së ndeshjes së parë në transfertë, 4-1, kanë përballë një skuadër, që me vendin e fundit në renditje, thuajse të dorëzuar në këtë sezon futbollistik.
Ndërkohë, krejt e kundërta është në çiftin e dytë, Kukësi-Teuta. Edhe pse durrsakët kanë fituar ndeshjen e parë 2-0, për kuksianët, sfida e sotme është krejt e hapur, madje, në deklaratat mediatike, ato shprehen optimist, jo vetëm për kualikimin në gjysëmfinale, por edhe për fitimin e këtij trofeu.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë
Sot
Tirana-Kastrioti(4-1), ora 13:00
Kukësi-Teuta(0-2), ora 13:00
Nesër
Laçi-Egnatia(0-0), ora 13:00
Partizani-Vllaznia(1-3), ora 16:00