Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Ardit Hoxhaj: Synojmë dy trofetë, por Kampionati, është fokusi kryesor. I hapur për rinovimin me Vllazninë

Lexo

Vlonjati i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj është në mbyllje të sezonit të tretë me kuqeblutë, por duket se është gati të vijojë sërishmi bashkëpunimin me klubin shkodran. Në prononcimin e dhënë për Panorama Sport, krahas dëshirës për të vazhduar me Vllanzisë, Hoxhaj flet edhe për ndeshjen e fundit me Partizanin, ku edhe pse humbën 1-0 u kualifikuan në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, sa i përket objektivave të Vllanzisë, ai bën të ditur se kuqeblutë isynojnë dy trofetë, por sipas tij, në focus është fitimi i kampionatit.

“Mendoj se ne e filluam shumë lehtë ndeshjen ndaj Partizanit. Në pjesën e dytë e pamë që mund të ishim eliminuar nga kjo ndeshje. Në pushim folëm dhe biseduam që të zhbllokoheshim më shumë. Arritëm në pjesën e dytë të bënim më mirë dhe kishim rastet tona.

Trajneri pikë se pari pas ndeshjes na komplimentoi, pavarësisht se bëmë një ndeshje jo të mirë. Tani të vazhdojmë punën, ndeshja e radhës është me Laçin dhe ajo e Kupës iku.

Kupa dhe kampionati? Besoj se shanset janë, duhet të fokusohemi që të bëjmë punën tonë më së miri. Ne do të bëjmë maksimumin të ecim sa më shumë në të dy kompeticionet, shpresojmë ta realizojmë.

Cilën preferoj? Kampionati është vazhdimësi, një ndeshje Kupe edhe mund ta luash, por Superiorja është vazhdimësi. Aty do të fokusohemi më shumë dhe në fund të realizojmë objektivin tonë.

Gjysmëfinalet? Unë pashë edhe intervistën e presidentit që donte ekipin e Tiranës. Edhe unë do të doja të ishte në gjysmëfinale, do të ishte e bukur për ne, dy ekipe të mëdha. Do të shpreheshim më mirë me një skuadër si Tirana. Teuta dhe Egnatia mendoj se janë ekipe cinike, nuk është se zhvillojnë lojë të bukur. Kemi pasur probleme me ta dhe nuk do të doja t’i kisha në gjysmëfinale. Tirana është ndër më të mirat, do ta vlerësojmë nëse na bie dhe shpresojmë të kualifikohemi.

Distanca nga kreu? Gjashtë pikë në kampionatin tonë nuk është as pak e as shumë. Ndeshja jonë kryesore për vazhdimësinë është ajo që kemi me Laçin ditën e diel dhe me një rezultat pozitiv shpresoj dhe kam besim se do të jemi konkurrentë të fortë deri në fund, Nuk do ia bëjmë të lehtë rrugëtimin drejt titullit asnjë skuadre.

Përveç Tiranës, mendoj se Partizani ka një ekip shumë të mirë. Por dua të vlerësoj Egnatian se është ekip i kompletuar, janë ekip cinik dhe i vlerësoj ato, jo vetëm Partizanin e Tiranën.

Mund të them që nga vendi i 10 në të parin, kam 10 vite në Superiore dhe kampionat si ky këtë vit nuk kam parë asnjëherë, kaq shumë ngjeshje. Shohim Kukësin që ishte në zonë e rënies dhe sot kanë pretendime për Europën. Me 2 ndeshje shkon në Europë, me dy humbje në play-off, për të rënë, për kampion. Janë shumë pikë në lojë dhe normalisht është e hapur gjithçka.

Për momentin ekip të fortë shoh Egnatian. Është shumë e vështirë për titull. Tirana është shkëputur dhe Egnatia nuk mendoj se e ka të lehtë. Por e shoh më shumë rivale te pjesa e Europës, do të jetë një garë shumë e fortë. Kushdo që del nuk do ta ketë të lehtë.

Takimin e radhës ndaj Laçit e shoh një ndeshje shumë të vështirë për ne se Laçi vjen nga ndeshje jo të mira që ka zhvilluar dhe mendoj se në momentin që ka ndeshje brenda, për ata është ndeshje jetë a vdekje, se dihet që aty bën lojë të fortë e agresive. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë padyshim për ne.

E ardhmja? U bë viti i tretë këtu në Shkodër, ndjehem shumë mirë, jo vetëm me ambientin në klub por edhe me qytetin e të gjitha. Kam krijuar shumë miqësi në Shkodër edhe jashtë sportit, ndjehem njëlloj si në Vlorë. Kishte interesim nga klube të tjera por unë jam në kontratë me Vllazninë dhe nuk mendoj se është mirë që të përmend çfarë ka kaluar. Të them të drejtën jam shumë i fokusuar te ky vit i fundit i kontratës me Vllazninë, dua të realizoj objektivat me ekipin. Të them të drejtën ka dëshirë edhe nga Vllaznia, edhe nga unë për vazhdimësinë. Por jemi ende herët, kemi objektiva për të realizuar e pastaj të ulemi për të diskutuar.

Ftesë nga Kombëtarja?  Duhet të jemi realistë për pjesën e Kombëtares. Në momentin që thirreshin disa nga kampionati… Por në moshën që kam, është më mirë që t’u jepen hapësirë çunave të rinj, Nuk është se e shoh një pishman se në moshën që jam është më mirë që të jenë të rinjtë”, tha ndër të tjera Hoxhaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Fitore dramatike, Gruda shënon në ‘frymën e fundit’

Vllaznia ka fituar takimin e sotëm të Superiores kundër Teutës. Shkodranët kanë realizuar të parët falë Bajramit. Për të...
- Advertisement -spot_img