Friday, April 26, 2024

(Intervista) Trajneri i Akademisë Vllaznia, Denis Zmijani, i ftuar nga A.C Milan. 3 ditë përvojë profesionale dhe vendosje bashkëpunimi për elementin e ri

Lexo

Denis Zmijani, zv.trajner i Vllaznisë U-17, ishte i ftuar special i A.C Milan, ku për tre ditë me radhë pati mundësinë të ndiqte nga afër punën që bëhet me ekipet e moshave të këtij klubi. Në intervisten e dhënë pas kthimit në Shkodër, Zmijani jep detaje më të hollësishme rreth vizitës së tij në Milano

Profesor Zmijani, sapo jeni kthyer nga një vizitë që realizuat në klubin Italian A.C Milan, ku jeni njohur nga afër me punën e futbollit të moshave. Diçka më konkrete, rreth qëllimit të kësaj vizite?

Per mua ishte nje privilegj te isha per 3 dite ne Milano! Qellimi im ishte te shikoja nga afer stervitjen e moshave, menyren e punes dhe metodat qe perdorin. Gjithashtu pata mundesine te shof cerekfinalen e youth league per U19 mes Milan dhe Atletiko Madrit qe perfundoj me shifrat 2:0 per ekipin e Milanit, te cilet kaluan ne gjysemfinale.

Jeni shfaqur në foto me Angelo Carbone, një emër i njohur i futbollit Italian, drejtor i te rinjve te Milanit deri ne moshen 18 vjeç, sa ju shërbeu biseda me të?

Ka qene pikerisht ftesa e drejtorit te Milan per sektorin e te rinjve Angelo Carbone te cilin e falenderoj pafundsisht per kete mundesi. Perveç bisedave profesionale teorike kam pasur mundesine te shoh edhe aplikimin ne terren te metodave te avancuara qe Milan aplikon ne fushen e trainigut. Gjithashtu, isha edhe pjese e mledhjes tekniko-taktike te te gjithe trainereve te akademis Milan ku zgjati rreth 2:45 min.

Ndërkohë, një tjetër foto që shoqëron shkrimin, spikatni duke ndjekur një ndeshje në stadium, mes të cilëve është edhe Maldini.

Po, ketu jemi duke ndjeke ndeshjen cerekfinale te Youth League per U19 mes Milan dhe Atletiko Madrit, ku fitoi Milan 2 me 0 edhe doli ne gjysfinale, nen shoqerine  e  emrave te njohur te futbollit italian, Carbone,  Maldini, ish portieri i Milan, Dida, Nikola Negrotali i Juves dhe i kombetares, etj.

Kohë më parë, Angelo Carbone, ishte në Shkodër duke ndjekur ekipet e moshave, kthimi nga ana e juaj e vizitës në Itali, do të thotë një mundësi bashkëpunimi më shumë?

Carbone ishte i pranishem para 3 javesh ne Shkoder ku ka ndjekur ndeshjen e ekipit U-17 edhe nje pjese nga U-19. Gjithashtu, pati edhe mikpritjen nga presidenti Xhaferi dhe drejtori i Akademise Futbollit Vllaznia, Neziri, te cilet i falenderoj. Komentet e tij pas ndeshjeve ishin pozitive per disa element te akademis tone. Patjeter, kane nevoj per shume pune per te arritur ne rritmin e nivelit europian, por ne vleresimin e Carbones, jane ne rrug te mbare.

KF Vllaznia, dhe konkretisht, ekipi U-17, ku ju drejtoni me kolegun tuaj Gilman Lika, ka një brum shumë cilësor të elementit të ri. Sa do të jetë mundësia që ky brez të jetë pjesë e vëzhgimit të klubit italian në vazhdimësi?

Ne do te jemi pjese e nje Turneu Nderkombetar qe do te zhvillohet me date 6-9 prill ne Siçili, ku pjesmarres jane ekipe si Roma, Lacio, Mesina etj. Me eshte thene nga drejtori Carbone se Milan do te kete menaxherin e tyre perfaqesues per te ndjekur kete turne dhe ne vecanti disa element nga ekipi jone qe kan lene mbresa pozitive per te ne ndeshjen qe ka ndjekur ne Shkoder. Uroj me gjith zemer qe djemt tane te japin me te miren dhe te jene bindes.

Ndërkohë, sa i përkët garës në futbollin shqiptar, Vllaznia U17-të është kryesuese e kampionatit dhe finaliste e Kupës së Shqipërisë. I synon skuadra juaj fitimin e dy trofeve kombëtarë, Kampionat dhe Kupë?

Patjeter ne jemi ne vendin e pare edhe gjithashtu finaliste te kupes me plot merite, fale punes se mire te profesor Likes dhe talentit dhe punes se palodhshme te djemve. Besoj edhe mendoj se mund te arrijme te marrim te dy trofete, por qe eshte me kryesorja te rrisim lojtare per ekipin e pare dhe me tej.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img