Monday, November 25, 2024

Derbi verior i basketit për meshkuj, Vllaznia-Besëlidhja fitohet nga lezhjanët. Lezhjanët në krye, kuqeblutë, zyrtarisht të rënë Superliga

Lexo

Vllaznia-Besëlidhja 62-85

(18-23, 18-24, 17-20, 9-18)

Tashmë, humbjet për Vllazninë e basketit për meshkuj, nuk përbëjnë lajm. Humbja e radhës është pësuar ditën e djeshme kur në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, e ka mundur Besëlidhja e Lezhës.

Ballafaqimi në fjalë, që është edhe një derbi verior, është dominuar tërësisht nga skuadra lezhjane, e cila ka dalë fituese në të katër periodat, si dhe të gjithë ndeshjes me rezultatin 62 me 85.

Me një Vllazni me moral të rënë, e fundit në tabelën e klasifikimit, tashmë  zyrtarisht e larguar nga Superliga, Besëlidhja, që për ironi të fatit drejtohet nga një shkodran, si Afrim Bilali, nuk e ka pasur aspak të vështirë të triumfojë nga skuadrës kuqeblu.

18-23 perioda e parë, 18-24 e dyta, 17-20 e treta dhe 9-18, e katërta, që të gjitha në favor të lezhjanëve, mbyllet e gjithë ndeshja 62- 85 në faror të Besëlidhjes.

Me këtë fitore të 13-të në kampionat, Besëlidhja, kryeson Superligën me pikë të barabarta, nga 30-të me Teutën, e cila nga ana e saj mundi Apoloninë, 80-69. Në vend të tretë është Tirana, e cila këtë javë mundi Kamzën në transfertë me rezultatin 69-92 duke lënë Kamzën në vendin e katërt me 25 pikë.

Apolonia e Fierit, e cila u mund këtë javë nga Teuta 80-69, renditet në vendin e pestë me 23 pikë duke lënë në vendin e gjashtë dhe të fundit, Vllazninë me vetem 18 pikë, që ka prekur kategorinë e parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img