Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë. Touray vendos sfidën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36′)

Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi

Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra

Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi Tafili(Tiranë) Delegat:Agim Mone(Tiranë) Vëzhgues:Engjëll Pjetrushi(Lezhë)

Vllaznia B e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Kategorinë e Dytë duke mposhtur 1-0 Tërbunin në “Reshit Rusi”, dhe duke mar menjëherë një fitore me peshë përballë një kundërshtari me objektiva të mëdha.

Takimi ishte i ekuilibruar dhe i fortë fizikisht me të dyja skuadrat që kërkuan të impononin ritmin e tyre pa marrë shumë rreziqe.

Episodi që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes erdhi në minutën e 36-të kur Tourai realizoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës duke i dhënë avantazhin kuqebluve.

Pas golit Tërbuni u detyrua të shtynte më shumë përpara dhe rriti presionin në kërkim të barazimit.

Skuadra pukjane provoi të krijonte rrezik por Vllaznia B u mbrojt me shumë disiplinë dhe nuk lejoi hapësira të mëdha pranë portës së saj.

Reparti defensiv i shkodranëve zhvilloi një ndeshje të sigurt, ndërsa Flori Spahija ishte një nga pikat e forta në prapavijë.

Vendasit ditën të ruanin epërsinë dhe të administronin minutat e fundit pa humbur qetësinë.

Fitorja merr edhe më shumë vlerë po të kemi parasysh se skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi u mbështet pothuajse tërësisht te kontingjenti i ekipit të dytë, me Kubazin si të vetmin futbollist të ardhur nga skuadra e parë.

Ky sukses është një sinjal pozitiv për Vllazninë B që e nis kampionatin me tri pikë dhe tregon se ka potencial për të qenë një skuadër e vështirë për t’u përballuar gjatë sezonit.

Tërbuni ndërkohë largohet pa pikë nga Shkodra edhe pse në disa momente të ndeshjes tregoi se mund të jetë një prej ekipeve konkurruese të grupit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img