Saturday, August 23, 2025

Ndryshime në pankinën vlonjate. Italiani, Diego Longo zëvendëson brazilianin e larguar Marselo Troisi

Lexo

Humbja me Dinamon për javën e 20-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë është shoqëruar me zhvillime të reja në kampin vlonjat. Spostimi në vendin e tretë të renditjes me 35 pikë, 3 larg Skënderbeut kryesues dhe 2 nga blutë dinamovitë që mbajnë vendin e dytë, ka detyruar drejtuesit e klubit të Flamurtarit të bëjnë ndryshimi me synim realizimin e objektivit të kualifikimit në Superiore.

Për këtë, FC Flamurtari, njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin brazilian, Marselo Troisi, ndërkohë që mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar në pankinë, italianin, Diego Longon.

Nga sa bëhet e ditur, trajneri i Diego Longo, ka mbërritur në Vlorë pasditen e së enjtes ndërkohë që në orët e mbrëmjes ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin “Flamurtari’ nën ndriçimin e prozhektorëve të stadiumit vlonjat.

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjes së kombëtares kuqezi, konsiderohet pozitive për trajnerin Diego Longo, duke pasur disa ditë më shumë në dispozicion në përgatitjen e skuadrës për ndeshjen e ardhshme, e cila në kuadrin e javës së 21-të do të luhet në transfertë me dervin vlonjat, Oriku-Flamurtari.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img