Sunday, May 5, 2024

Foto Lajm-Talenti shkodran, 16 vjeçari Gerald Kubazi, në stërvitje me Kombëtaren A të Shqipërisë

Lexo

Për talentin shkodran, 16 vjeçarin e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U-17, Gerald Kubazi, 23 marsi i 2023-shit do të mbahet mend gjatë. Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë dhe i Superligës së moshave U-17, është stërvitur me grupin e kombëtares së Shqipërisë, e cila po përgatitet për ndeshjen zyrtare të 27 marsit që do ta luajë në transfertë me Poloninë.

Nga sa shikohet në foto, tekniku Brazilian, Sylvionho, shfaq një dashamirësi të dukshme në takimin me talentin shkodran, ndërkohë që gjithnjë sipas fotos, titullari i kombëtares Xhasula që është fare pranë takimit, Sylvinho-Kubazi, paraqitet me një vëzhgim të përqëndruar ndaj Kubazit, ndoshta edhe pak i befasuar nga mosha kaq e re e shkodranit që Sylvinho e bën pjesë të kombëtares së madhe.

Pak më tej, në Foto Lajm, shikohet edhe kapiteni i kombëtares, Elsajed Hysaj, që vështron me interes takimin e trajnerit Sylvinho me bashkëqytetarin e tij, Kubazi, me siguri duke qënë krenar, por edhe duke besuar se ky djalosh i talentuar i shkollës së futbollit shkodran, shumë shpejt do të bëhet një nga emrat më të spikatur të kombëtares kuqezi.

Patjetër, që krenar për hapat e sigurtë që po hedh në ecurinë e karrieres së tij sportive, Gerald Kubazi, është edhe KF Vllaznia, përfshirë edhe dy trajnerët e tij të Vllaznisë U-17, Gilman Lika dhe Denis Zmijani.

Veriu Sport, përcjell me shumë kënaqësi këtë lajm për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, duke uruar që ky hap kaq pozitiv i Kubazit të shoqërohet me paraqitjet cilësore të tij me uniformën kuqezi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img