Mallakastriotët do të udhëtojnë me mungesa drejt Shkodrës për sfidën që do të luajnë nesër ndaj Vllaznisë për javën e 27-të Abissnet Superiore. Në dispozicion të tekniku Naxhi Shensoj pritet të mos jenë Felipe Souzën dhe Antoni Beji. Por gjithësesi, në objektivin e Bylisit është që të mos dalin pa pikë nga stadiumi “Loro Boriçi”. Një optimizëm i tillë në kampin ballshiot vjen edhe nga një organikë të zgjeruar që ato kanë në dispozicion.
Ndonësed gjenden në pozita të vështira dhe në rrezik serioz për rënien nga kategoria, sipas drejtuesve, gara për mbijetesë është e hapur dhe në lojë janë 30 pikë, çka do të thotë se ballshiotët do të synojnë që të ngjiten në renditje, duke qenë se edhe diferenca me ekipet rivale nuk është e parikuperueshme.
Nga sa bëhet e ditur, Bylisi pritet të luajë me të njëjtin formacion si ndaj Tiranës në sfidën e fundit duke pasur besim se përballë kuqebluve në “Loro Boriçi” do të bëjnë më të mirën e tyre, ashtu siç e kanë bërë jo pak edhe gjatë periudhës së fundit, ku kanë arritur të marrin, jo vetëm një pikë, edhe tre pikët e plota.