Monday, November 25, 2024

“Abissnet Superiore”, rikthehet në fundjavë java e 27-të. Vllaznia pret të shtunën, ora 15:00, në “Loro Boriçi”, Bylisin

Lexo

Kampionati ‘Abissnet Superiore’ do të rikthehet sërish këtë fundjavë pas pauzës 10 ditore të imponuar nga ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, ku Kombëtarja shqiptare u përball me Poloninë.

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 27-të, teksa Departamenti i Garave ka përcaktuar edhe agjendën e plotë me ditët dhe oraret e takimeve. Më konkretisht, të pesta ndeshjet e kësaj jave të 27-të do të luhen të shtunën e 1 prillit dhe të dielën, më 2 prill.

Të shtunën, Kukësi do të luajë kundër Egnatias në stadiumin ‘Kukësi Arena’ në ora 15:00, ndërsa në po të njëjtën orë, Vllaznia do të presë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, Bylisin. Sakaq, në stadiumin ‘Niko Dovana’ do të zhvillohet ndeshja Teuta – Partizani, në ora 18:00. Të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së 28-të. Laçi do të udhëtojë drejt Kamëz, ku do të përballet me Kastriotin në stadiumin e Kamzës, teksa ndeshja është planifikuar të luhet në ora 15:00. Ndërkaq, ndeshja e fundit e javës së 27-të është Tirana – Erzeni, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 18:00.

Ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit ‘Abissnet Superiore’

E shtunë, 1 prill 2023

Kukësi-Egnatia, ora 15:00, ‘Kukësi Arena’

Vllaznia-Bylis, ora 15:00, ‘Loro Boriçi’

Teuta – Partizani, ora 18:00, ‘Niko Dovana’

E diel, 2 prill 2023

Kastrioti-Laçi, ora 15:00, ‘Kamza stadium’

Tirana-Erzeni, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img