Jo vetem Abissnet Superiore. Diten e sotme ne fushen e blerte do te zbresin edhe ekipet e Kategorise se Pare qe do te zhvillojne javen e 21-te te saj.
Pas fitores 4-1 qe siguroi Skenderbeu diten e djeshme ndaj Apolonise, sot do te jete radha e te tjera ekipeve per te siguruar 3 piket. 4 sfida do të marin vemendjen teksa do te luhen ne te njejten ore 15:00.
Burreli pret Beselidhjen. Skuadra vendase synon fitoren per t’u afruar akoma me shume me zonen “Play-Off”, ndersa lezhjanet kerkojn piket per mbijetesen.
Besa ka udhetuar ne Lushnje per te sfiduar skuadren vendase. Kavajasit ndodhen ne vendin e 6-te ne klasifikim dhe synojne fitoren per te blinduar pozicionin e tyre. Nga krahu tjeter lushnjaret jane vetem 3 pike larg vendit të 8-te dhe duan 3 piket per te lene zonen e rrezikut.
Nje tjeter perballje eshte mes Terbunit dhe Turbines. Nje duel direkt per mbijetes me ekipet qe nuk e rruge tjeter perveç fitores.
Ne Berat ka udhetuar Luzi per te sfiduar Tomorin. Plot 7 pike eshte diferenca mes ekipeve me vendasit qe ndodhen te 5-tet ne klasifikim ndersa miqte jan ne vend te 10.
Fatos LAMAJ