Kukësin u mposht 0-3 nga Egnatia. Pas ndeshjes, trajneri Rraman Hallaçi u shpreh për Oversport:
“Ishte një ditë e errët për ne, ndeshje për t’u harruar, nuk ishim në ekuilibër. U afruam herë pas here te porta por morëm një gol për gabimet tona. Shpresuam që pjesëm e dytë të rregullonim gjërat por pësuam edhe golin e dytë. Më pas duhet të rrezikonim me dy sulmues por luajtëm një ndeshje të dobët që duhet ta harrojmë. Kemi sfida të vështira përpara por duhet të tregojmë kujdes sepse nuk kemi kohë. Fola pas ndeshjes me lojtarët por nuk bërë analizë, u thashë që të bëjnë dush edhe të qetësohen.
Lojtarët nuk mendoj se ishin në presionin e pikëve, edhe një pikë të merrnim nuk do të ishte keq. Nuk u kam kërkuar lojtarëve të tentojnë Europën por pjesën poshtë. Ishte një ditë e errët e jona, nuk kishim disiplinën taktike që kam kërkuar gjithmonë. Janë momente që ndodhin, ka periudha të mira e të këqija.
Kur shikon edhe sesi merret goli ka edhe tensione. Ngrita zërin për të kërkuar qetësinë. Duhet të shënonim por mënyra sesi pësuam golat të vjen keq pasi i kemi punuar në stërvitje.”
Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova ka folur pas triumfit me rezultatin 3-0 ndaj Kukësit:
“Sot lojtarët shfaqën pjekuri. Ishin më të qetë se Kukësi. Nuk e vumë asnjëherë në dyshim rezultatin.
Titulli kampion? Për mua është ndeshja e radhës. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Më pëlqen që Dwamena ka ego. Por për mua duhet të shohim ndeshjen e radhës. Kemi përballjen me Partizanin, shumë e vështirë. Të qëndrojmë me këmbë në tokë. Matematika na lejon. Por unë dua të shohim ndeshjen e radhës. Objektin kemi UEFA-n. Po luftojmë që të jemi mes 4 më të mirëve.
Çunat e mi sot kanë qenë në detyrë 100 përqind. Kukësi ishte në një ditë të keqe. Egnatia luajti me shumë pjekuri dhe e menaxhoi lojën më mirë se Kukësi”, tha ai.