Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të, Kastrioti-Laçi dhe Tirana-Erzeni

Lexo

E nisur dje me tre ndeshjet e para, Vllaznia-Bylis 0-0, Kukësi-Egnatia 0-3, Teuta-Tirana 0-2, Abissnet Superiore vijon sot edhe dy ndeshjet e tjera, Kastrioti-Laçi dhe Tirana-Erzeni, të cilat janë edhe të fundit për javën e 27-të.

Sfida e parë, ajo Kastrioti-Laçi nis orën 15:00 mes dy skuadrave komshinjë, të cilat do të kërkojnë fitoren.  Për krutanët ky është ndoshta shansi i fundit për mbijetesën. Me distancën e krijuar para tyre nga skuadrat jashtë zonës së ftohtë dhe faktin që kurbinasit janë rival direkt, çdo gjë tjetër veç një fitoreje do të bënte edhe më pak të mundur rikuperimin nga Kastrioti që mban vendin e fundit në tabelë. Kurse për Laçin, tre pikë sot vlejnë shumë pasi mund ta katapultojnë direkt në luftën për Europën.

Tre orë më pas, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet një tjetër ndeshje interesante e kësaj jave, ajo në mes Tiranës, që edhe pse luan në Elbasan është pritëse dhe Erzenit të Shijakut. Përballë njëri tjetrit janë  kampionët në fuqi të  Tiranës dhe shijakasit, që edhe pse debutues, po spiakt si një ndër skuadrat më simpatike të Superiores.

Për bardheblutë e drejtuar nga tekniku Shehi nuk u lejohen hapa fals, si për faktin se Partizani ka fituar një ditë më parë, ashtu edhe se Egnatia ka filluar të bëhet kërcënuese pas krahëve të tyre. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Erzeni i drejtuar nga Xhevahir Kapllani, do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë ndeshje si një mundësi të mirë për të mbajtur gjallë ëndrrën në Europën.

Kalendari i ndeshjeve të Javës së 27-të

Dje

Vllaznia-Bylis, 0-0

Kukësi-Egnatia, 0-3

Teuta-Tirana, 0-2

Sot

Kastrioti-Laçi, ora 15:00

Tirana-Erzeni, ora 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img