I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Enea Jorgji, ka lënë pas të shkuarën teksa ka folur pas 6 vitesh edhe për ndeshjen e shëmtuar mes Kukësit dhe Skënderbeut, që do të mbetet gjatë në memorjen e futbollit shqiptar.
I pyetur për këtë duel, arbitri nga Elbasani u shpreh, se nuk ishte Enea ai i asaj ndeshje, duke lënë të kuptohet se problematika ka qenë më e thellë dhe nuk ishte thjesht një gabim apo një ditë “jo” e tija.
Per hapat ne karrieren e tij Jorgji ka shtuar: Kam qenë futbollist me moshat e Elbasanit! Kur erdhi periudha për t’u shkolluar dhe për të ndjekur studimet në Universitetin e Lartë të Ekonomisë, isha në mes të një zgjedhje, mes të qenurit futbollist edhe të vazhduarit të shkollimit. Prindërit si të gjithë, mendonin për shkollimin. Ndikuan dhe më sugjeruan të vazhdoja shkollën.
Arbitrimi erdhi si një alternativë e futbollit për të qenë afër me futbollin. Një nga ish-arbitrat e vjetër në Elbasan më sugjeroi për t’u afruar. Plarent Kotherja, shefi i arbitrave në atë kohë u angazhua dhe më sugjeroi për t’u afruar pranë FSHF-së. Kjo ishte një pikënisje që më solli këtu ku jam sot.
Me tej Jorgji ka treguar dhe momentin me te veshtire te tij: Momenti më i vështirë në karrierë ka qenë një ndeshje që vendosi sezonin, mes Kukësit dhe Skënderbeut. Me vendimmarrjet e mia atë kohe, u acaruan tifozët, por gjithçka është lënë pas tani më dhe besoj se gjithsecili duhet ta ketë kuptuar që nuk ka qenë Enea ai i asaj ndeshje.
Ai me tej tregon dhe ndeshjen e pare te tij ne FIFA: Ka qenë një mini-turne, kështu veprohet në UEFA. FIllohet me kategoritë e grupmoshave. Ndeshja e parë e vërtetë ka qenë në Holandë, mes Tuentes dhe Santa Kolomës. Emocion i paparë, me gabimet e veta në atë kohë. Ndeshje pas ndeshje kam arritur të nxjerr gabime dhe t’i rikuperoj.
Ndersa pertej veshtiresive, ai rrefeu se ka patur dhe momente te bukura: Ka disa, por një nga më të bukurat ka qenë Beshiktash-Slovan Bratislava në Turqi. Atmosferë e jashtëzakonshme. Ndeshje me rivalitet të fortë. Rezultati shkoi deri në fund i ngushtë. Emocion i paparë ka qenë dhe Spanjë-Ishujt Faroe. Spanja vinte mbas trofeut të Kupës së Botës. Për mua emocion është çdo ndeshje.
Ndersa per kontestimet e shumta te faktoreve sportiv dhe per aludimet per shitje te arbitrave Jorgji ka then: Këtë terminologjinë, arbitri është i shitur, nuk e kam kuptuar kurrë me thënë të drejtën. Realisht as blihem as shitem, por është një term shumë i rëndomtë që nuk dua të zgjatem për ta shpjeguar pse dhe si. Përpiqem që mos dëgjoj dhe mos lexoj, për të qenë vetë më i qetë”.
Fatos LAMAJ