Monday, August 18, 2025

Kategoria e Parë-Prag java e 22-të, priten duele interesante, për kreun dhe fundin e renditjes

Lexo

Jo vetem “Abissnet Superiore” edhe Kategoria e Parë ka hyre ne fazen me interesante te saj. Kur duhen edhe 5 sfida nga fundi i ketij kampionati te gjitha skuadrat po luftojne fort per te siguruar sa me shume pike.

Pikerisht java e 22-te premton duele “zjarri” teksa do te luhet ne 3 dite. Te premten gjithçka do te nis me duelin mes Luzit dhe Lushnjes takim qe do te startoj ne oren 15:00. Gjithashtu ne po te njejten ore do te luhet edhe sfida mes Apolonise dhe Burrelit.

Nderkoh per te shtunen jane ne program Flamurtari dhe Skenderbeu qe cilesohet edhe si dueli i vendit te pare dhe do te startoj ne oren 15:00. Gjithashtu edhe Beselidhja do te dueloj me Tomorin ndersa takimi tjeter mes Beses dhe Terbunit nuk do te zhvillohet kjo per shkak te perjashtimit te skuadres pukjane nga Kategoria e Pare. Kavajasit marin keshtu 3 piket ne tavoline.

Dy takimet e tjera do te zhvillohen te dielen. Turbina-Dinamo dhe Korabi-Oriku qe luhen ne te njejten ore 15:00.

Kalendari i ndeshjeve të javes se 22-te:

Të premten ora 15:00

Luzi 2008-Lushnja

Apolonia-Burreli

Te shtunen ora 15:00

Flamurtari-Skenderbeu

Beselidhja-Tomori

Te dielen ora 15:00

Turbina-Dinamo

Korabi-Oriku

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja bindëse në miqësore, mposht 4-1 Bylisin

Lushnja-Bylis 4-1 Golat:Ribaudo 28,Kaçanolli 45,Olola 83,Arapi 90/Mustafa 16 Lushnja:Haremi,Magani,Korreshi,Goxhaj,Allmuça,Uesli,Deliaj,Meta,Zaganjori, Ribaudo,Kaçanolli (U aktivizuan:Hoxha,Lamçe,Arapi,Basha,Fejzo,Bali,Olola). Trajner:Erion Xhafa Bylis:Beqaj,Skënderaj,Ofori, Kane,Hodo,Gjuzi,Akibu,Kita,Buraneli,Mustafa,Mamadu. (U aktivizuan:Hebeja,Jahaj). Trajner:Arben Ahmetaj Gjyqtarë: Olti Çela,...
- Advertisement -spot_img