Thursday, April 18, 2024

(Video)Harrohet nga Shqipëria, kampionia lezhjane e Karatesë, nderohet nga Komuna “San Martino”-Itali

Lexo

Arritjet e sportistes së talentuar të Karatesë, 13 vjeçares lezhjane Mikel Skandajn, kampione e Italisë dhe nënkampione Europe, kanë marrë vemendjen, jo vetëm të opinionit sportiv, por edhe të autoriteve italiane, atje ku jeton Mikela dhe familja e saj prej vitesh.

Në respekt të asaj që ajo ka dhënë në aktivitetet e fundit të kampionantit Italian, por edhe të atyre ndërkombëtare europiane, Komuna “San Martino” ku familja Skandaj bën pjesë, e ka nderuar gjatë një ceremonie që është zhvilluar në respek të sportistëve më të dalluar gjatë vitit të kaluar.

Një respekt i tillë për Mikelen, vjen në një kohë kur rezultatet e larta të saj nuk kanë marrë vemendjen e duhur të strukturave vendore dhe qëndrore të Shqipërisë. Dhe, kjo e ka nxitur babain e saj, Angjelin Skandaj, i cili siç kemi thënë edhe më herët, ka një pjesë të madhe të kontributit në arritjet e saj, që të komentojë situatën në fjalë.

“Nje lajm i mire per Mikelen. Te marten ne darke komuna San Martino ka organizuar nje feste per te respektuar sportistet ekselent te vitit 2022. Nje nder këta ishte edhe Mikela si fituese e Kampionatit Italian te karatese dhe si nenkampione Europe. Shqiperia e harroj ndersa Italia e respektoj. Se bashku me diplomen talentja Lezhjane morì edhe mbeshtetjen nga kryetari I komunes per kampionatin Italian te karatese qe zhvillohet ne Ancona ne fund te muajt. Si dhe motivoj Mikelen duke i thene, qe ti je nje medaliste e shkelqyer dhe kerkoj nga ti qe te sjedhesh sa me shume medalje komunes tone. Ai ishte prezent edhe ne kampionatin Europian dhe prandaj e vleresuan si sportitja ekselente e komunes. Kete muaj Mikela ka mare ftesa edhe per dy gara perveç finales se kampionatit Italian.”, shkruan babai I Mikeles, Angjelin Skandaj ne rrjetin social.

(Video) Momenti kur sportistja e talentuar lezhjane nderohet nga Komuna “San Martino”-Itali.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img