Objektivat, mundësitë e vogla për titullin, apo edhe ndryshimet e shpeshta te Vllaznia. Këto kanë qenë disa nga çështjet e diskutuara në emisionin “Sport Neës” në televizionin “Neës 24”, në intervistën me Skype me drejtorin sportiv të shkodranëve, Vioresin Sinani.
Ish-sulmuesi është shprehur optimist pas triumfit 3-1 që skuadra arriti ndaj Erzenit, teksa në prononcimin e tij ndër të tjera u shpreh:
“Fitorja 3-1 me Erzenin – Ne kemi kaluar një periudhë të vështirë, kemi marrë disa rezultate që nuk na shtojnë përshtat. Sot kemi marrë një fitore të rëndësishme, mjaft të mirë. Trajneri jonë i ri ka karrierë të pasur si lojtar dhe si futbollist. Unë besoj shumë se javë pas jave do e marrim vetem. Ne do kërkojmë të konsolidojmë lojën tonë.
Objektivat- Nuk na intereson rezultati i ndeshjeve të tjera. Objektivi jonë është fitorja e çdo ndeshje, më pas të gjithë do të bëjnë llogaritë e veta. Objektivi jonë, e përsëris, është të bëjmë maksimumin.
Titulli, ëndërr apo e mundshme- Janë bërë shumë vite pa titullin, nga viti 2001 deri në vitin 2023 (Qesh). Unë nuk shquhem për premtime bombastike, të shikojmë ku do arrijmë. Le të presim.
Vllaznia dhe ndryshimet- Çdo ekip ka qëllimet e veta. Gjithmonë kur rezultatet nuk janë të mira, fajet i ka trajneri. Jam i bindur se Josa ka punuar mirë. Nuk mund të flas gjëra të tepërta. Koha do e tregojë.
Kupa- Kupa është një trofe që synohet. Është trofe me peshë dhe shumë i rëndësishëm. Vllaznia e ka fituar në vitet e fundit, përse mos të fitojë sërish. Nuk bëj parashikime për titullin e kampionatit, nuk bëj premtime. Besoj shumë se do ngrihemi në kampionat, shpresoj të gabojnë të tjerët. Shpresoj ta fitojmë ne. Le ta fitojë kush të dojë tjetër, nuk më intereson”, përfundoi Sinani.
Vllaznia renditet në vendin e katërt me 41 pikë, 6 pikë më pak se vendi i parë.