(Video) Gjest fisnik i KF Vllaznia: Vizitë komentatorit Edmond Dibra që po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. I premtuan fitore me dedikim ndaj Partizanit!

Drejtori sportiv i KF Vllaznia, Alban Hasani, kapiteni Bekim Balaj dhe zv.kapiteni Erdenis Gurishta, ishin sot për vizitë në shtëpinë e komentatorit të njohur të futbollit, Edmond Dibra, i cili po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Duke shfrytëzuar edhe 60 vjetorin e lindjes së tij, në emër edhe të presidentit të KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe të gjithë skuadrës, Mondit iu dorëzua uniforma e Vllaznisë me dekitim emrin e tij, e firmosur nga të gjithë futbollistët.

Prania e treshes kuqeblu e emocionoi jashtë mase komentatorin Edmond Dibra, i cili po vuan mungesen e tij në mirofonin e Radio Tiranës, aty ku për shumë ka përcjellë me shumë passion dhe profesionalizëm transmetimet e ndeshjeve të Vllaznisë.

Dhurata më e mirë për Mondin, ishte premtimi që Balaj dhe Gurishta i bënë për një fitore të shtunën ndaj Partizanit, me dedikim të posaçshëm për të.

“Stafi ynë vizitoi Edmond Dibrën, komentatorin e njohur dhe tifozin e zjarrtë të Vllaznisë, i cili po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Të urojmë nga zemra shërim të shpejtë, Mondi! Të presim sa më parë pranë ekipit!”, thuhet në postimin zyrtar që KF Vllaznia bëri për vizitën në familjen Dibra.

Gaspër MARKU

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe