Sunday, November 24, 2024

Intervista-Luan Zmijani: Vllaznia surpriza më e bukur e këtij sezoni

Lexo

Dinastia e Zmijanëve në sportin shkodran dhe atë shqiptar është një realitet i pamohueshëm. Jo vetem në futboll, ku realisht është edhe kontributi më i madh i tyre duke filluar me të mirënjohurin Sadetin Zmijani(Detoja), e për të vijuar më pas me brezin e Hysen, Luan, Denis e të tjerë Zmijanëve që luajnë dhe drejtojnë edhe sot në këtë sport, por Zmijanët kanë spikatur edhe në basketboll me Fariden, apo në çiklizëm me Bahrinë, Shekon në sportin e gjuetinë, etij. Shkak për të kujtuar Zmijanët në vite u bë Luan Zmijani, ish futbollisti kuqeblu që ka fituar trofe me Vllazninë, ndërkohë që sot është në cilësinë e trajnerit të Vllaznisë U-19, me të cilën ka vite që koleksionon trofe. Duke folur për Vllazninë e sotme, Luan Zmijani duket i mahnitur nga ajo çfa ka arritur të shikojë tek skuadra e sivjetme, ku sipas tij, në mënyrë kategorike askush nuk e kishte parashikuar se mund të mbërrinte në këtë pikë optimale. Opinionet e tij për Vllazninë e sotme, por edhe për punën që bëhet në ekipin Vllaznia U-19 që ai drejton së bashku me kolegun e tij Gjon Kola, Luan Zmijani i dha gjatë një intervistë dhënë për emisionin Rubrika Sportive në Radio Tirana.

Sa po të kënaq kjo Vllazni, a e prisje të ishte e tillë?

“Kënaqësia është shumë e madhe, kishte vite që nuk e shihnim një Vllazni të tillë, me këtë mënyrë loje, me kaq emocion, me kaq dëshirë. Të gjithë janë të etur për të luajtur një futboll të bukur dhe për të fituar. Absolutisht që nuk e kemi pritur këtë skuadër. Edhe nëse ka, që thonë se e kemi pritur një ecuri të tillë, ai nuk është realist. Është komplet e papritur, mund të bëjë një paralelizëm, me Leicesterin në Premier Ligë, kur u shpallën kampion. Uroj të kemi edhe ne fatin e tyre”.

Çfarë ka ndryshuar te Vllaznia, ku qëndron çelësi i suksesit?

“Në radhë të parë, është afruar një biznesmen, që mund ta quajmë edhe president, por nuk është. Po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme. Pa diskutim që është edhe stafi teknik, e sidomos dora e trajnerit gjerman”.

Ka forcë kjo skuadër për ta ruajtur këtë ritëm, apo e sheh më të vështirë të ardhmen në duel edhe me rivalët që e ndjekin?

“Po me rivalët direkt janë përballur njëherë dhe kanë dalë triumfues. Kukësi mori pikë në Shkodër, ndërsa ne morëm pikë në Elbasan, që mund të konsiderohet fusha e tyre. Ndërkohë, me të tjerat ia ka dalë me sukses. Nuk kanë bërë gabime gjatë rrugës, nuk besoj se nuk do e mbajnë këtë ritëm. Po zhvillohet merkato e fuqishme, siç po bën Tirana, por le ti shikojmë në fushë. Shumë skuadra kanë lojtarë cilësorë, e Vllaznia lojtarë mesatarë. Por falë punës së bërë është rritur vlera e tyre, gjithashtu edhe falë kontributit dhe vlerave të trajnerit gjerman”.

Jeni trajner i U19, Vllaznia gjithmonë ka prodhuar talente. Te skuadra që ju drejtoni, a ka element që mund të kalojnë te ekipi i parë?

“Jam këtu prej kohësh dhe mund të them shumë emra që sot janë në Superiore apo në Kategorinë e Parë. Dua të them diçka, ne duam ti bëjmë gjërat shumë shpejt. Harrojmë se çdo futbollist kërkon kohën e vet, për tu përmirësuar. Edhe unë kur luaja futboll, kisha mbështetjen e futbollistëve më me shumë eksperiencë, më kanë mbuluar edhe gabimet kur kishte të tilla. Janë gjëra që njihen në futboll.  Nuk mund të pretendojmë të marrim menjëherë lojtarë nga U19 dhe ti nxjerrim kampionë, duhet bërë durim”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img