Ekipi i futsales Vllaznia luan sonte një ndeshje shumë të rëndësishme. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, presin rivalin Tirana në kuadrin e gjysëmfinales së dytë të fazës Play Off. Ndeshja e parë e luajtur në Tiranë është fituar nga skuadra bardheblu me rezultatin 7 me 1, por Vllaznia beson shumë se në përballjen e sotme që do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke nisur nga ora 21:00, do të dalë fituese. Por, për t’ia arritur një objektivi të tillë, Vllaznia futsal kërkon mbështetjen e tifozërisë shkodrane.
“Rezultat i dhimbshëm nga ndeshja e parë gjysmëfinale, në “Asllan Rusi”! Ndeshja e kthimit kërkon përqendrim dhe grintë për të synuar finalen.
Suporti juaj në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” do të na jepte shtysën për të luftuar fortë! Ju mirëpresim në datën 13 Prill, ora 21:00, të realizojmë mrekullinë e sezonit.
Hyrja si gjithmonë, falas!”, shkruhet në postimin zyrtar që KF Vllaznia Futsal në prag të kësaj ndeshjeje.