Friday, November 1, 2024

Laçi merr një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit dhe i bashkohet garës për Europë

Lexo

LAÇI 3-2 PARTIZANI (Guindo 43′, 79′, Shkurtaj 48′ / Da Silva (P) 39′, Mba 88′)

Laçi ka triumfuar ndaj Partizanit me rezultatin 3-2, sfidë e vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Kjo është fitorja e dytë radhazi për Laçin me Stavri Nicën në pankinë, duke iu bashkuar garës për Europë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “demat”, të cilët gjetën rrjetën nga një penallti e shndërruar në gol nga Da Silva në minutën e 39’. U duk se gjithçka do të ishte shumë e thjeshtë për kryeqytetasit, por pas katër minutash ishte Guindo që rivendosi baraspeshën.

Në pjesën e dytë, kurbinasit e nisën vrullshëm duke shënuar me Shkurtajn që nuk gaboi përballë Rexhepit në minutën e 48’. Dhe sërish Guindo që trefishoi rezultatin në minutën e 79’ Guindo për skuadrën e tij dhe të dytin personal. Më tej ishte Mba i cili ngushtoi diferencën në 3-2, por pa mjaftuar që të merrte pikë.

Pas kësaj ndeshje, Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 48 pikë, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img