Monday, April 29, 2024

Pas pak, Kukësi-Vllaznia, trajnerët Hallaçi dhe Sedloski zyrtarizojnë formacionet

Lexo

Kukësi dhe Vllaznia janë gati për të nisur ballafaqimin për llogari të javës së 29-të të kategorisë Abissnet Superiore. Të dyja skuadrat janë në nxemje e sipër në këto moment në fushën e stadiumit “Kukës Arena”, ndërkohë që dy trajnerët kundërshtarë, Rraman Hallaçi i Kukësit dhe Goce Sedloski i Vllaznisë, kanë zyrtarizuar emrat e futrbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë.

Një sfidë tejet e rëndësishme për të dyja skuadrat. Vendasve, u duhet patjetër fitorja për të siguruar mbijetesen, ndërkohë që kuqeblutë kërkojnë të ecin me hapin e fitores së ndeshjes së kaluar, kur mundën Erzenin në “Loro Boriçi”.

Për kuqeblutë, ndonëse diferenca me kreun është paksa e dukshme, fitorja e sotme vlen edhe për rikthim në pretendimet e titullit kampion. Tekniku maqedonas, Sedloski nuk ka në dfispozicion dy mbrojtësit titullarëve të krahëve, Gurishta dhe Hakaj, por gjithësesi, me futbollistët që në dispozicion, ka arritur të formatojë një formacion dinjitoz për të synuar fitoren tre pikëshe.

Kukësi: Tafas, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Momoh, Sh.Taipi, Mirza, Gj.Taipi, Basha, Rashiti. Trajner: Rraman Hallaçi

Vllaznia: Zogoviç, Kruja, Shehi, Juriç, Bulatoviç, Marku, Boshnjaku, Jonuzi, Çoba, Balaj, Latifi. Trajner:  Goce Sedloski

Gjyqtar: Kridenc Meta

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img