Saturday, September 21, 2024

Kukësi-Vllaznia, vetëm barazim 0-0. Rezultat i drejtë për atë që dhanë skuadrat në fushën e lojës

Lexo

Kukësi-Vllaznia 0-0

Në barazim, 0 me 0 është mbylur sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Kukës Arena” . Një rezultat i drejtë duhet thënë nisur nga ajo që të dyja skuadrat dhanë në fushën e lojës.

Në fakt, pas pjesës së parë të mbyllur në barazim, 0-0, në 45 minutat e dyta, vendasit arritën që të shënojnë dy herë në portën e Vllaznisë, por në të dy rastet, flamuri i ngritur nga arbitri anësor i bëri që të dy të pavlefshëm.

Me dy mungesat e dy krahëve të mbrojtjes, Gurishta dhe Hakaj, Vllaznia e nisi lojën me këtë formacion: Zogoviç, Kruja, Shehi, Juriç, Bulatoviç, Marku, Boshnjaku, Jonuzi, Çoba, Balaj, Latifi. Ndërkohë, në pjesën e dytë, tekniku maqedonas, Goce Sedloski, bëri lëvizjet e tij duke aktizuar Smajlin, Vulajn dhe Kainen, por sërishmi Vllanzia nuk arriti të gjente golin e avantazhit.

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit kryesor, Kridenc Meta, fiksoi rezultatin e barabartë, 0 me 0, që në një farë mënyre, nisur nga ajo që dhanë skuadrat në fushën e lojës, u konsiderua si i drejtë.

Në këtë mënyrë, Vllaznia nuk arrij të përfitopjë nga humbja e Partizanit me Laçit për të ngushtuar diferencën me vendin e dytë. Me këtë pikë, kuqeblutë shjkojnë në kuotën e 42 pikëve duke u barazuar me pikë me Egnatian e vendit të tretë, por që ka një ndeshje më pak, të cilën do ta luajë në orën 18:00, përballë Tiranës në “Elbasan Arena”.

Ndërsa, kjo pikë e marrë ndaj Vllaznisë e çon Kukësin në kuotën e 36 pikëve duke mbetur në vendin e shtatë me një pikë më shumë sesa Teuta e vendit të tetë, ndërkohë që në fund janë Bylis me 30 pikë dhe Kastrioti me 28 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img