Tuesday, November 26, 2024

Sedloski: “Rezultati me Kukësin është real, do përmirësohemi. Alivoda lojtarë i mirë, por kam variant tjetër”

Lexo

Kukësi dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në barazimin 0-0 në “Kukës Arena”, pa arritur të marrin pikë të plota që do t’i ndihmonin në renditje për objektivat që kanë të dy skuadrat. Goce Sedloski ka folur për Oversport pas barazimit 0-0 kundër Kukësit:

“Ishte ndeshje shumë e fortë. E dinim që do të ishin shumë agresiv në fushën e tyre. Kemi pasur edhe dy mungesa nga të dy krahët. Rezultati është real. Kishim edhe ne situata, por kishte edhe Kukësi. Kur bëj analizën dhe shoh që kemi 4 pikë në 2 ndeshje që jam këtu. Duhet të korigjojmë gabimet tona që kemi bërë. E dijmë që për 1 javë do të vijë Tirana që është e para në klasifikim. Të jemi të përqëndruar dhe ta kemi vëmendjen në ndeshjen e radhës. Po prapë jam i lumtur me ekipin, me çunat sepse dhanë gjithçka.

Egnatia – Tirana? Për ne nuk ka rëndësi. Ne shohim punën tonë. Normalisht që nuk është e lehtë sepse dhe periudha është e vogël. Duhet kohë. Liga është e fortë. Çdo ekip mund të marrë pikë. Mendoj se do të jetë interesante deri në fund. Edhe këtu çfarë janë skuadrat të gjitha, janë për Europën.

Vllaznia? Nuk ka qenë shumë e lehtë. Kemi gabuar shumë. E kam parë Kukësin edhe me Tiranën, kanë pasur shumë shanse. Normalisht nuk duhet të presim që çdo ndeshje të jetë njësoj. Ndryshon ndeshja nga ndeshje.

Çfarë i mungon Vllaznisë? Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kemi marrë 4 pikë. Gjithë flasin që jemi më të mirët, por shoh edhe ekipe të tjera, është liga e tillë që Partizani humbi. Te Vllaznia për mua janë lojtarët më të mirë. Nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi.

Alivoda? Kam parë për variant tjetër. Çdo trajner ka idetë e veta. Në këtë pozicion është Boshnjaku, por edhe Jonuzi ndonjëherë. Unë e di që është lojtar i mirë, por sot kam menduar një variant tjetër”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img