Saturday, November 23, 2024

Shipëria me Islam Dudaev eleminohet nga Kampionati Europian i Mundjes

Lexo

Ka nisur Kampionati Europian i Mundjes që zhvillohet ne Croatia “Zagreb” në datat 17-23 Prill 2023. Federata Shqiptare e Mundjes përfaqësohet me këto sportist:

Me sportistet e Stilit te Lire:
1. Zelimkhan Abakarov 61 kg
2. Islam Dudaev 65 kg
3. Paris Karepi 125 kg
TRAJNER: Leonard Cakmashi
Me sportistet e Stilit Greko-Roman:
1. Bajram Sina 60 kg
2. Kevin Kupi 77 Kg
TRAJNER: Oltian Karaj
Ndersa ne Mundjen e Lire per femra (Women Wrestling)
1. Albina Drazhi 68kg
TRAJNER: Ermal Kryeziu

Por sot, Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin. Në stilin e lirë, në peshën deri në 65 kilogram, Islam Dudaev është eleminuar në raundin e 1/16 të finaleve. Në raundin e parë, Dudaev mundi 5-0 grekun Georges Pildis, kurse në 1/16 e finaleve u mund nga azerbajxhanasi Ali Rahimzada, 5-2.

Ndërkohë në peshën 61 kilogram për një medalje europiane gjithçka pritet nga Zelimkan Abakarov, që në fakt është me petkun e kampionit të Botës në mundjen e lirë. Në të njëjtin stil në peshën 125 kilogram konkurron Paris Karepi.

Mundja klasike, apo greko-romake, do të ketë përfaqësuesit e saj, të cilët janë Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram. E për herë të parë, Shqipëria në mundje përfaqësohet në një Europian dhe me të rriturat, ndërsa në peshën 68 kilogram konkurron Albina Drazhi.

Mundësit shqiptarë shoqërohen nga trajnerët Leonard Çakmashi, Oltian Karaj dhe Ermal Kryeziu, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni. Veçse eleminimi i shpejtë i Dudaev lë shihje të hidhur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img