Sunday, November 24, 2024

Atletikë-Nesër Kupa në nderim të figurave, Gëzim Mema dhe Vildan Tufi. Vllaznia, pretendente për titull, pritet rekord kombëtar nga Franko Burraj

Lexo

Në harkun kohor të pak ditëve, Shkodra është pritëse e dy aktivitete të rëndësishme kombëtare të Atletikes, ndërkohë që në fund të muajit, do të ketë edhe një të tretë.

Pas Kampionatit Kombëtar të 18 vjeçarëve, ku Vllaznia për meshkuj u shpall kampione e Shqipërisë, nesër në stadiumin “Loro Boriçi” është radha e një aktiviteti shumë të rëndësishëm, i cili organizohet në nderim të emrave potent, jo vetëm të atletikes shkodrane, por edhe asaj shqiptare, të cilët kanë bërë histori në këtë sport.

Bëhet fjalë për Gëzim Memëm dhe Vildan Tufin, ndarë nga jeta pak kohë më parë, dhe për vlerat dhe kontributet që kanë dhënë gjatë karrieres sportive si sportist dhe si trajner, duke i sjellë Shkodrës shumë tituj kampion, rekorde kombëtare në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, Federata Shqiptare e Atletikes i nderon me organizimin e këtij aktiviteti i quajtur, Kupa Nderi Figurave “Gëzim Mema-Vidan Tufi”.

Sipas programit të planifikuar nga organizatorët, aktiviteti do të fillojë pasditen e së mërkurës datë 19.04.2023 në orën 15:30.

Në kampin kuqeblu të Vllaznisë, atletët shkodranë nën drejtimin e trajnerëve, Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahja janë të karikuar në maksimum, që ashtu si edhe në garat e mëparshme të jenë fitues të trofeut.

Mes atletëve shkodranë, të cilët pritet të bëjnë më të mirën e tyre në konkurimet e nesërme, spikat emri i Franko Burrajt, kampionit dhe rekordmenit shqiptar në 200 dhe 400 metra, i cili nën drejtimin e trajnerit të tij, Bruno Rrotani, edhe në garën e nesërme është përgatitur, jo vetëm për vendin e parë, por edhe rekord kombëtar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img