Tirana futet në javën që mund t’i vendosë të gjithë sezonin dhe e bën këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Bardheblutë shkojnë në dy takimet delicate me kontigjent të plotë, pa asnjë dëmtim, përvec Patrick që dihet që e ka mbyllur sezonin e me një Abazaj, të freskët nga dygolëshi ndaj Egnatias.
Sulmuesi rigjen formën, ndonëse ende nuk përballon 90 minutat e plota, në momentin e duhur për Shehin dhe Tiranën. Nga Klasika në Loro Boriçi me Vllazninë te gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë me Teutën, kryeqytetasit mund të vendosin duart fort në dy objektivat e mëdhenj të sezonit. Në Shkodër ndaj kuqebluve, 26 herë kampionët shkojnë me 5 pikë avantazh, që do të donin ti mbanin të paktën aq, duke hequr përplasjen më të vështirë të mbetur deri në fund, duke përjashtuar derbin e kryeqytetit, sfidën direkte me Partizanin.
Shehi e ka të qartë se kjo ndeshje do të thotë shumë për kampionatin, por pavarësisht kësaj, nuk ka ndërmend të trajtojë asnjë prej kundërshtarëve individualisht. Konceptin është se Tirana është skuadra për tu mundur dhe të tjerët duhet ti përshtaten atyre. E vetmja lëvizje është thyerja e vendimit të klubit, duke kthyer titullar Behiratche, edhe pse ai nuk ka rinovuar e nuk ka ndërmend ta bëjë. Duhet një prezencë fizike për tiu kundërpërgjigjur staturës së Balaj në zonë. E vetëm më pas Shehi do të mendojë për 90 minutat e para me Teutën, që mund ta projektojnë më afër finales së 1 qershorit.