Trajneri Ardi Behari, analizoi ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila u fitua minimalisht nga bardheblutë.
Sipas tij, manovra sulmuese e shkodranëve nuk u ndje fare, ndërsa shtoi se kryeqytetasit i fituan të gjithë topat e dytë.
Behari deklaroi se kishte diferenca të mëdha në çdo repart, në favor të Tiranës.
Manovra sulmuese e Vllaznisë nuk u ndje fare ndaj Tiranës. Kjo edhe për shkak të mbulimit të mirë që bardheblutë bënë në mesfushë. Ishin thuajse gjithë kohës në dyluftim një kundër një në mesfushë dhe dominoi Tirana. Fituan të gjithë topat e dytë të lojës dhe aty fillonte sulmi. Ishte Tirana pragmatiste. Gurishta qëndronte vetëm mbrapa për të pasur siguri, por as siguri nuk kishte më, sepse Berisha doli dy herë në fund të ndeshjes.
Kishte diferenca të mëdha në çdo repart. Edhe në mbrojtje të ulët që bënë, mbrojtën me agresivitet dhe personalitet. Ne nuk e dimë si e kanë përgatitur ndeshjen.
Vllaznia nuk luajti fare. Krahasohen dy mbrojtjen?! Behiratche i ka dhënë siguri Tiranës. Me gjithë këto probleme me dëmtimet që kanë pasur te Tirana, është normale që të futen edhe në panik ndonjëherë. Janë të justifikuar në një mënyrë. Ruajtën rezultatin në fund të fundit.