(Video) Ceremoni-“Këshilli Qarkut Shkodër dhe SHKMSH dekorojnë ish mundësin dhe trajnerin Naim Pepa(pas vdekjes)

Çertifikatë “Mirënjohje” dhe Medalja e Meritës Sportive “Nderi i Mundjes Shqiptare”, ishin titujt e akorduar nga Këshilli i Qarkut Shkodër dhe Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare, në nderim të ish mundësit dhe ish trajnerit kampion të Vllaznisë, Naim Pepa(pas vdekjes) gjatë ceremoninë përkujtimore organizuar nga ana e SHKMSH në bashkëpunim me shoqatën e veteranëve të mundjes Vllaznia, pasditen e së premtes.

Një ceremoni, që organizatorët zgjodhën lokalin komod “Panorama” përgjatë rrugës piktoreske Shirokë-Zogaj, me praninë e veteranëve të mundjes së Vllaznisë si dhe veteranëve të tjerë të ardhur nga Tirana, Durrësi, Kukësi, Peshkopia, etj.

Foto-ekspozita me fotot e karrieres sportive të Naim Pepës në vite, si mundës i ekipit Vllaznia dhe i ekipit kombëtar shqiptar, dhe si trajner shumë i suksesshëm i ekipit të Vllaznisë, mori vemendjen e të pranishmëve, një pjesë e mirë e të cilëve e gjenin veten në ato foto.

Më pas, fjala përshëndetëse e sekretarit të përgjithëshëm të Shoqatës  Kombëtare të Mundjes Shqiptare, Xhelil Cibaku, i cili ndër të tjera falenderoi kreun e Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou për vlerësimin në kohë rekord të propozimit nga ana e Shoqatës së Mundjes për nderimin e mundësin dhe trajnerin e madh Naim Pepa.

Pjesë e kësaj ceremonie në kujtim dhe nderim të ish mundësit dhe trajnerit kampion, Naim Pepa, ndarë nga jeta 26 vite më parë ishin pjesëtar të familjes Pepa, mes të cilëve nipi i tij, Jetmir Jahaj, aktualisht trajner i atletikes Vllaznia, i cili duke marrë në dorëzim dekorimet në nderim të dajës së tij, u shpreh i emocionuar dhe krenar për nderimin që i bëhet pas kaq shumë vites dajës së tij.

Këshilli i Qarkut Shkodër-Çertifikatë Mirënjohje Z. Naim Pepa(Pas vdekjes), me motivacion:

“Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi të veçantë për kontributin e spikatur në sportin e mundjes shkodrane dhe shqiptare, si sportist kampion dhe trajner i ekipit Vllaznia-Shkodër. Për përgatitjen e sportistëve elitarë dhe kampionë kombëtarë, si dhe për rolin e tij të çmuar në përcjelljen e vlerave të sportit, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në historinë e sportit të  mundjes në nivel lokal dhe kombëtar.”

Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare- Medalje e Merites Sportive    “Nderi i Mundjes Shqiptare” Naim Pepa(Pas vdekjes), me motivacionin:

“Perfaqesues i denje i Mundjes Shkodrane:  Kampion kombetar, anetar i ekipit kombetar,  fitues i disa ndeshjeve nderkombetare, Mjeshter i Merituar i Sportit, trainer kompetent,  pregatites i mundesve kampione kombetare dhe fitues i medaljeve ne aktivitete kombetare nderkombetare,  duke e renditur ekipin “Vllaznia” nder ekipet me te mira te Shqiperise.  

(Video) Ceremoninë e plotë në nderim të ish mundësit dhe trajnerit kampion të mundjes Vllaznia, Naim Pepa, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU   

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe