Thursday, February 22, 2024

Analiza e Mirel Josës: “Titullin me 99 % e merr Tirana. Vllaznia rrezikon shumë pasi ka një ekip shumë të vështirë përpara si Egnatia”

Lexo

Partizani dhe Tirana vazhdojnë luftën në distancë për titullin kampion. Në vendin e 3-të renditet Egnatia, ndërsa top-4 përmbyllet nga Vllaznia. Në një lidhje “Skype”, në emisionin “Sport News” në News 24  ishte trajneri i mirënjohur, Mirel Josa, i cili foli për situatë aktuale në elitën e futbollit shqiptar duke u shprehur:  

“Klasikja- Vllaznia dhe Tirana e filluan shumë të kujdesshme. Tirana ishte e avantazhuar pasi donte të ruante diferencën e pikëve. Ne kemi të bëjmë me një skuadër e cila ka ardhur në ngritje, Vllazia ka patur oshilacione. Tirana ka bërë mirë në këtë periudhë, bardheblutë morën atë që deshën atëherë kur e deshën.

Nuk më takon mua të flas për ndryshimet te Vllaznia, pra nuk më takon të flas për diferencat mes skuadrës time dhe skuadrës që është tani. Ndeshjet e fundit do të jenë ndeshje shumë specifike. Problemi është që lojtarët duhet të mësohen të luajnë me njëri-tjetrin. Nuk pashë ndryshime shumë. Qëndra e mesfushës ishte e njëjta, problemi është qy ky repart duhet të mbështesë Bekim Balajn. Tirana ishte shumë e kontrolluar, kishte iniciativë sulmuese, nuk luajti me kundërsulme por bëri presion në mesfushë.

Tirana ka një moment të mirë. Është përmirësuar forma fizike e Abazaj dhe Lushkjas. Nga momenti që Tirana ka luajtur kur unë kam qenë trajner i Vllaznisë, Aleksi është spostuar disa herë. Ndryshe luajtën bardheblutë tani, ndryshe luajtën kur unë isha trajner në Shkodër.

Skuadra e Tiranës- Shumë e rëndësishme nuk ishte kjo fitore, por sukseset në ndeshjet kundër Egnatias. I ka dhënë shumë plus skuadrës. Merr titullin me 99 përqind.

Vllaznia dhe Europa- Vllaznia rrezikon shumë pasi ka një ekip shumë të vështirë përpara si Egnatia” – tha Josa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img