Thursday, September 19, 2024

(Intervista) Trajneri Shensoi dhe zv. trajneri Hima flasin pas ndeshjes Bylis 0-2 Laçi

Lexo

Bylisi ka humbur përballë Laçit me rezultatin 0-2 duket rrezikuar akoma më shumë rënien nga Kategoria. Pas ndeshjes, trjaneri Shensoi foli u shpreh:

“Kur erdha këtu në Ballsh para ndeshjes me Vllazninë fituam 2 ndeshje por pashë që në sulm krijojmë raste por realizimi është problem. Futbolli luhet deri në zonë, më pas duhet aftësia për të shënuar. Në pjesën e parë dominuam, me çdo skuadër kemi iniciativën e lojës. Laçi nuk është skuadër amatore ndaj duhet realizim, nuk ishim të qetë para portës. Laçi 1 herë erdhi në portë shënoi.

Trajneri nuk bën gola, as portieri. I kërkoj falje tifozave të Bylsiit, kemi edhe 5 ndeshje por do të ulem me presidentin nëse duhet ta paguajë unë faturën. Kemi edhe 15 pikë por të shohim. I uroj fitoren Laçit, ne luajtëm, Laçi bëri golat.

Nu kështë vetëm 1 gabim, në 90 minuta do të ketë gabime. Në pjesën e parë nuk ishim të qetë në sulm, ishim vetjak. Kishte një rast për penallti për Kaçorrin por nuk e di a ishte. Ne luajtëm, Laçi fitoi, shumë shkurt.

Të kishim fituar sot nuk do e kishim rregulluar mbijetesën prap, por tani do të pushojmë për të analizuar këtë. Nuk jemi në nivel për të realizuar aq sa jemi në ndërtim. Me çdo trajner që Bylisi ka kundërshtar na komplimentojnë.

Në 20 minutat e fundit i futa të gjithë sulmuesit, askush nuk mund të thotë që Shensoi është frikacak. Mora rrezikun përsipër pasi nuk kemi çfarë humbasim.

Te Bylisi kam ardhur me idealizëm për të ndihmuar Besnik Kapllanin por do të ulem me të për të parë nëse Bylisi mund të bëjë diçka. Nëse duhet ta paguaj unë faturën e paguaj.”

Laçi ka arritur të marrë fitoren më të rëndësishme të sezonit në Superiore duke fituar me shifrat 2-0 në transfertën kundër Bylisit. Pas ndeshjes, zv.trajneri Klevis Hima foli për Oversport:

“Mënyra sesi konkretizuam ndeshjen ishte e atillë që të prisnim momentet për goditje duke marrë parasysh se Bylisi donte me çdo kusht 3 pikë dhe do të bënte gabime prapa. Tentuan dhe shënuam. Mazrekaj është në formë jo të mirë pasi ka pasur një dëmtim. Dihen cilësite e tij, sapo u fut dha 2 asiste. Më bëhet qejfi që ekipi fiton edhe kur ka lojtarë si Mazrekaj e Shkurtaj në stol. Nuk ndihemi inferior.

Shkurtaj u dëmtua në stërvitje dhe nuk udhëtoi fare me ekipin por do të rikthehet ndeshjen tjetër. Këto lojtarë janë por me ardhjen e profesor Nicës, dihet që sa herë ka drejtuar Laçin ka marrë rezultate të mira. Me qetësinë që ka si trajner, e njeh mirë kampionatin. Duhet ta falenderojmë të gjithë. Çelësi i suksesit ky është. Sot ishte një hap i sigurtë drejt Europës, kemi edhe 5 hapa të tjerë dhe besoj se jemi shumë afër.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img