Bylis-Laçi 0-2
(Shënues: Bibo 30′, Babatunde 90’+1′)
Bylis: Teqja, Trumci, Damçevski(Tutu 69), Adili,Zguro, Maçolli(Qoshku 81), Eskuerdinja, Ruçi(Abu 46), Santos(Loran 78), Lajthia(Qardaku 46), Kaçorri. Tranjer: Naxhi Shensoi
Laçi: Selmani, Roganoviç, Alla,Velkovski, Ziko, Bibo(Turkaj 46), Manellari(Mazrekaj 73), Ujka, Barjamaj(Qato 66), Guindo(Babatunde 85), Spahiu. Tranjer: Stavri Nica
Gjyqtar: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Alfred Shkreta(Tirane), Olti Çela(Lushnje) VAR: Eldorjan Hamiti(Lezhe) AVAR: Nertil Bregasi(Tirane). Delegat: Uvil Zajmi(Tirane). Vezhgues: Arjan Mali(Patos)
Nis mire ndeshja per Bylis qe ne minuten e 5-te me ane te Santos qe gjuan nga distanca por topi kalon ngjitur me shtyllen. 10 minuta me pas ka nje pretendim per penallti nga ballshiotet pengimin ne zone te Kaçorrit arbitri Xhaja e konsideron te rregullt.
Ndersa goli do te vinte ne minuten e 30-te ku eshte Manellari i cili gjen mjafte mire Barjamaj ky i fundit jep nje top tokazi per te riun Bibo i cili shenon nje gol mjaft te bukur. Reagojn ballshiotet serish me ane te Santos qe leshon nje te majte potente por Selmani tregohet i vemendshem ne pritjen e tij.
Minutat e mbetura nuk sjellin asgje dhe pjesa e pare mbyllet 0-1 per Laçin. Pjesa e dyte nis mire per vendasit eshte Qardaku i cili leviz mire nga e djathta dhe me pas hedh nje top ne zone per Kaçorrin i cili nuk kordinohet si duhet duke ber me te veshtiren dhe gjuan jashte.
Tjeter mundesi e shperdoruar nga Kaçorri i cili nuk arrin te shenoj ne afersi te portes. Eshte radha e Laçit per te shperdoruar nje mundesi dhe eshte Guindo qe gabon perball portierit sulmuesi godet drejt portes por Teqja ben nje pritje te mire duke ndalur topin mbi vijen fatale te portes.
Eshte serish Kaçorri qe ne ndeshjen e sotme eshte ne diten jo te tij godet drejt portes por Turkaj tregohet i vemendshem dhe nderhyn ne momentin e duhur. Ateher kur mendohej se takimi do mbyllej me rezulat te ngushte eshte serish Laçi qe gjen golin e dyte me ane te Babatunde i cili ne hyrje te zones se rreptesis gjuan forte ne kendin me te larget te portierit Teqja duke gjetur golin e nokautit per ballshiotet. Bylis thuajse i ren me Laçin qe sheh nga misioni Europe.
Fatos LAMAJ