Wednesday, November 27, 2024

Bulatoviç dhe Smajli në infermieri. Vllaznia, me dy mungesa nesër ndaj Egnatias

Lexo

 

Vllaznia pret nesër në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, rrogozhinasit e Egnatias. Ndeshja e vlefshme për javën e 31-të të kategorisë Superiore paraqet interes të veçantë për të dyja skuadrat, të cilat luftojnë për një vendnë Europë.

Në kontigjentin e skuadrës kuqeblu pritet të ketë dy mungesa. Bëhet fjalë për pjesëtarët e repartit të mbrojtjes, Darko Bulatoviçi dhe Geralb Smajli, i pari në pozicionin e qëndërmbrojtësit dhe i dyti i aktivizuar në të dy krahët e prapavijës kuqeblu.

Një gjë të tillë e bën të ditur vetë trajneri kuqeblu, Goce Sedlovski, sipas të cilit dyshja në fjalë kanë pasur problem dëmtimesh gjatë kësaj periudhe.

“Kemi problem për dy futbollistë që kanë pasur dëmtime, si Bulatoviç dhe Smajli, të cilët mund të mos  jenë në fushë për nesër. Në krahasim me ndeshjen e së mërkurës për kupë, po përgatitemi për ndonjë ndryshim në lojë si dhe në emra, duke pasur në objektiv marrjen patjetër të tre pikëve.”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditën e sotme, trajneri kuqeblu, Goce Sedlovski

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img