Sunday, November 24, 2024

Dëmtohet pista e tartanit në “Loro Boriçi”…Prova teknike 1, 2, 3,… ndërkohë që me atletin Franko Burraj presim konkurimin Ballkaniadë dhe Europian, përsëri punime …ironizon trajneri Rrotani

Lexo

Atletika shkodrane nuk gjen qetësi. Pista e tartanit e stadiumit “Loro Boriçi” është dëmtuar përsëri. Nuk mjaftoi periudha e punimeve për ndërtimin e tribunave të reja stadiumit që detyroi atletët shkodranë të sterviten në pedonalen e Urës së Bunës, por situata vazhdoi të jetë problematike edhe pas riparimit të saj duke qënë në këtë gjendje thuajse për katër vite me radhë. Kjo, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve nga ana e firmës përkatëse që kishte fituar tenderin. Ato që po e vuajnë një situatë të tillë janë atletët shkodranë kampionë të Shqipërisë në fuqi, të cilët përgatiten për garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Pa lënë mënjanë disiplinat e tjera, më të shqetësuar në këtë drejtim janë dyshja, Bruno Rrotani-Franko Burraj, protonistët e disa sukseseve radhazi gjatë periudhës së fundit duke spikatur si kampionë dhe rekordmenë të atletikës shqiptare në 200 dhe 400 metra. Konkretisht, atleti Franko Burraj i cili së bashku me Luiza Gegen dhe Izmir Smajlajn janë cilësuar si tre më cilësorët e atletikes shqiptare është në pritje të garave ndërkombëtare Ballkanike dhe Europiane duke synuar kampjen e normës olimpike, por dëmtimi dhe heqja tërësisht e pistës së tartanit e dëmton jashtë mase procesin stervitor të tij. Prova teknike 1, 2, 3,… ndërkohë që bashkë me atletin Franko Burraj presim të marrim pjesë në Kampionatin Ballkanik dhe Kampionatin Europian për kapjen e normës Olimpike …ironizon trajneri Bruno Rrotani në postimin e tij të rrjeteve sociale në lidhje me pistën e tartanit në “Loro Boriçi”… Me ndërhyrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, firma përkatëse do të jetë e detyruar ta vendosë tapetin e ri me parametrat e duhur cilësor. Sipas informacioneve pranë firmës, punimet për vendosjen e tapetit të ri pritet të shkojnë deri në muajin Prill, dhe një gjë e tillë është padyshim një shqetësim serioz për trajnerin Bruno Rrotani dhe atletin e tij Franko Burraj, të cilët po përgatiten për Kampionatin Dimëror që zhvillohet në Elbasan, për të vijuar më pas me Kampionatin Ballkanik dhe Kampionatin Europian që zhvillohet me 5 mars, në objektivat e të cilëve është kapja e normës Olimpike. Por, heqja e 100 metrave të pistës së tartanit për t’u riparuar i cungon së tepërmi parametrat e procesit stervitor të dyshes në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img