Monday, November 25, 2024

Shqipëria U-15 merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija”, zbardhet kalendari i ndeshjeve

Lexo

Shqipëria U-15 do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Škija” që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë në datat 23-26 maj 2023. Ky është një turne tradicional që organizohet çdo vit nga Federata Boshnjake, teksa në këtë edicion do të marrë sërish pjesë edhe ekipi kombëtar U-15 i drejtuar nga trajneri Armand Damo.

Veç Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Malit të Zi dhe Arabisë Saudite si edhe ekipet e Beogradit U-15 dhe Sarajevës U-15.

Skuadrat janë të ndara në dy grupe, me nga tre ekipe, ku secila prej tyre do të zhvillojë nga dy ndeshje. Shqipëria është pjesë e grupit A, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Arabinë Saudite, ndërsa në grupin B gjenden tre ekipet e tjera, Mali i Zi, Beogradi dhe Sarajeva.

Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Armand Dama do të luajnë ndeshjen e parë me Bosnje – Hercegovinën më 24 maj në ora 13:00 në qendrën stërvitore të Kombëtares së Bosnjes, ndërsa më 25 maj, kuqezinjtë do të përballen me Arabinë Saudite në ora 13:00.

Ndërkaq, më 26 maj do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera për vendin e tretë dhe vendin e pestë, si edhe finalja e madhe për vendin e parë. Ekipet që dalin në krye të secilit grup do të luajnë për vendin e 1-2, skuadrat e renditura në vendet e dyta në grupet përkatëse do të luajnë për vendet 3-4, ndërsa ekipet që klasifikohen në fund të grupeve do të luajnë për vendet 5-6.

Kombëtarja U-15 do të nisë grumbullimin më 19 maj në Durrës, ndërsa më 21 maj, kombëtarja do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës. Trajneri Dama do të bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar mëngjesin e së premtes.

Kalendari i ndeshjeve të turneut “JOSIP KATALHTUSKI SKUA 2023”

Beograd -Mal i Zi, ora 11:00, 23 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Bosnje-Hercegovinë – Arabi Saudite, ora 13:00, 23 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Sarajevë- Beograd, ora 11:00, 24 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Bosnje-Hercegovinë – Shqipëri, ora 13:00, 24 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Sarajevë vs Mal i Zi, ora 11:00, 25 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Arabi Saudite- Shqipëri, ora 13:00, 25 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Ndeshja për vendin e pestë, ora 10:00, stadiumi ‘FC Mladost Doboj Kakanj’

Ndeshja për vendin e tretë, ora 10:00, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’

Finalja, ora 15:00, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’

- Advertisement -spot_img
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Kastrioti-Egnatia, ndeshje e vendosur nga një karton i kuq i dyshimtë Të luash 65 minuta me 10 lojtarë është e vështirë karshi cdo kundërshtari. Aq më keq kur përjashtohet me të kuqe lideri i qendrës së mbrojtjes si Malota, gjërat vështirësohen. Cdo skuadër, sado e madhe të jetë, e ka vështirë të ambientohet në inferioritet numerik. Aq më tepër që kot nuk thonë se i mbyturi të mbyt. Kastrioti e ka treguar jo vetëm me Egnatian, por me Partizanin, Vllazninë, Tiranën etj. se është kockë e fortë. Asnjë nuk e ka pasur të lehtë ndaj krutanëve, të cilët luajnë fort dhe po bëjmë gjithcka për të mbijetuar në Superiore. Natyrisht, Egnatia ishte e përgatitur për këtë qëndresë të Kastriotit dhe nuk u surprizua, por gjërat dolën përtej skenarit me daljen jashtë loje të Malotës, me karton të kuq. Sulmueyi krutan preku jashtë zone kçmbën e Malotës, eci pa u penguar dhe u rrëzua në zonë??? Punë kridensi, apo fat i keq i Egnaties! U vështirësua shumë loja për rrogozhinasit në të gjitha aspektet. Superioriteti numerik i dha krahë Kastriotit, sidomos në aspektin psikologjik dhe fizik. Kjo e detyroi Egnatian të vuante në dyluftime, në mbrojtjen zonale. Didomos në topat e gjatë pas shpinls së mbrojtjes! Duhet nënvizuar se Egnatia humbi një rast të artë për gol në pjesën e parë me Rafa Duamema. Dhe një tjetër. Duhet thënë se ndoshta dita e pafat e Egnatias ishte dje. Loja me pasime është specialitet i Egnatias, ka mbrojtje të sigurt, që merr pjesë edhe në ndërtimin e aksioneve, jo vetëm largon topat nga zona e vet. Ishte një humbje disi e rëndë, por e pamerituar, e cila nuk ia ndërlikon pozitat në vendin e tretë. Aq më tepër që dhe Laci u mund në Kukës, por tashmë ndihet dihatja e Vllaznisë për zonën europiane. Pas kësaj humbjeje, të gjithë tek Egnatia e dinë mirë se cfarë duhet të bëjnë; të mobilizohen për ndeshjen e radhës. Lotarët duhet të bëjnë ato që kërkon trajneri, të ruajnë përqendrimin dhe qetësinë. Rikuperimi i energjive dhe me rëndësi është kalimi sa më shpejt i ngërcit psikologjik i kësaj humbjeje me krutanët. Egnatias i del për detyrë të jetë më e fokusuar në finalizim, që t’i shfrytëzojë raste për shënim, gjë që s’e bëri dhe aq mirë ndaj Kastriotit. Fk Egnatia di të analizojë e nxjerr mësime! Ja dalim! Europa non e lontano!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img