Sunday, January 25, 2026

Takaj: “Kemi filluar me kohë të përgatitemi për Superioren, po punojmë fort që të jemi gati”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, u shpreh pas fitimit të trofeut të Kategorisë së Parë  se puna ka nisur prej kohësh për paraqitjen sa më dinjitoze në elitë, ku këtë vit ka parë një garë me shumë gabime mes protagonistëve. Ai tha:

“Kemi filluar me kohë të përgatitemi për Superioren. Është tjetër garë atje dhe do të bëhemi gati për Superioren.

Ishim të bindur se do të dilnim në Superiore, nuk diskutohet se objektivi dhe investimi ishte për këtë objektiv. E nisëm keq, por ishim të bindur se do ia dilnim. Rrugën për kampion e dimë mirë se si dilet, me qetësi dhe profesionalizëm.

Merkato? Po punojmë se Superiorja do një nivel tjetër dhe ne do të jemi gati.

Si u duk Superiorja këtë vit? Rivaliteti i madh, gabime të mëdha. Ndaj normalisht që po shkojnë edhe titulli, edhe mbijetesa deri në ndeshjen e fundit. Hera e parë që ndodh, garë shumë e fortë”, tha Takaj për “Oversport” pas përfundimit të sfidës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Zhgënjen Besa, mundet në shtëpi nga Skëndërbeu 2-3

Besa-Skënderbeu 2-3(Spahiu 8,Melo 56/Janaqi 54,Shaqe 71,Gjata 80) Besa:Abdullahu,Beqja,Kapo,Lima,Nurja,Danaj,Hasani(Begaj 74),Treni(Rrena 60),Spahiu,Melo,Çinedu(Hebeja 86) Trajner:Gugash Magani Skënderbeu:Alia(Dervishaj 45),Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe,Salim,Estrela,Janaqi,Çuçka(Gjini 57),Tajo(Gjata 79),Ukiçi(Gjumsi 46) Trajner:Ernest Gjoka...
- Advertisement -spot_img