Monday, November 25, 2024

Arriti objektivin kryesor të klubit, Skënderbeu i beson Gvozdenovic

Lexo

Pas një viti mungesë, Skënderbeu u ngjit në Superiore. Një sukses për korçarët që sezonin e ri do të mund të garojnë mes më të mirëve në Superiore. Gjithashtu korçarët u shpallën edhe kammpionë të Kategorisë së Dytë.

Tashmë është zyrtare dhe Ivan Gvozdenovic do të jetë trajneri i Skënderbeut edhe për sezonin tjetër. Tekniku bardhekuq dhe presidenti Ardjan Takaj kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre për rinovimin e kontratës. Gvozdenovic arriti objektivin kryesor të klubit, rikthimin në Superiore, për më tepër duke u shpallur kampion në Kategorinë e Parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se tashmë trajneri serb ka rinovuar kontratën me “Ujqërit e Dëborës” të cilët do t’i udhëheqë edhe në Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img