Saturday, April 20, 2024

Vllaznia, Teuta dhe Laçi në garë për zonën Europiane. Sfida e së enjtes në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Laçi, përcaktuese për vendin e katërt

Lexo

Tre skuadra për një vend, atë që të çon në Conference League e që për të treja do të ishte shpëtimi i sezonit, duke parë si rrodhën gjërat. Vllaznia, aktualisht e katërta, Teuta një pikë pas tyre e Laçi dy, janë në distancë parakalimi dhe me dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, hipotezat e realizueshme i japin shpresë të tre ekipeve. Por sido të ndodhë: përplasja në Loro Boriçi mes shkodranëve e Laçit vlen pothuaj gjithcka.

Me 46 pikë, kuqeblutë nuk mund të pajtohen me një pikë ndaj kurbinasve, sepse rrezikojnë të parakalohen nga Teuta, që në javën e 35 të kampionatit pret Egnatian, që e ka blinduar vendin e tretë dhe mund ti lejojë vetes një turnover të gjerë. Fitorja do të ishte një avantazh i madh për shkodranët e Goce Sedloskit që në javën e fundit pastaj do ta luanin gjithcka në Ballsh kundër Bylis, por edhe me shpresën që Partizani do të ishte ende në kërkim të pikëve përballë Teutës.

Durrsakët me 45, në fakt shpresojnë tjetër gjë, që pikërisht ndeshja në “Loro Boriçi” të përfundojë në barazim: kështu fitorja e tyre e mundshme me Egnatian do ti ngjiste në vendin e katërt dhe ndoshta Partizani në ndeshjen e fundit mund ti ketë qartësuar gjërat në luftën për titull dhe mos ketë motivimin e plotë. Përndryshe, Martini e të tijtë do të luajnë një finale të vërtetë për një vend në Europë.

Ai që ka gjërat më të thjeshta është Laçi, të paktën në llogari. Kurbinasit nëse fitojnë ndeshjen direkte në “Loro Boriçi”, ngjiten në kuotën e 47 pikë dhe pastaj në varësi të rezultatit të Teutës me Egnatian do të luajnë në javën e fundit me sigurinë se fitorja me Kastriotin e vendit të fundit do ti japë Europën, apo duhet të presin edhe një favor të fundit nga Partizani, në përplasjen e fundit me Teutën në kryqytet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img