Saturday, November 23, 2024

Dhuna ndaj arbitrave dhe futja e tifozëve në fushë mund t’i kushtojnë shumë Tiranës nga Disiplina, ja çfarë rrezikojnë bardheblutë

Lexo

Vetëm një penallti në 15′ minutat e fundit të ndeshjes Bylis-Tirana, e zbriti Tiranën nga kryesimi i klasifikimit të Superiores. Bylis barazoi 2-2 përballë bardhebluve, që luanin në Rrogozhinë si vendas dhe pas këtij barazimi tifozët, drejtuesit dhe lojtarët e Tiranës pushtuan fushën duke iu drejtuat gjyqatrit Kridens Meta, sipas tyre fajtor për një 11-metërsh të paqenë për të cilin injoroi edhe mundësinë e rishikimit në VAR.

Duke parë precedentët e Kamzës e Tërbunit, që është akoma më i freskët, Tirana rrezikon një dënim të rëndë. Sipas Kodit të Disiplinës Sportive, neni 64, i cili përfshin ngjarjen që ndodhi në Rrogozhinë, bardheblutë rrezikojnë nga gjobë te pezullimi i fushës, humbje në tavolinë e deri te rënia nga kategoria. Disiplina ka në dorë të gjithë, duke filluar nga zyrtarët e skuadrës e të gjithë lojtarët, të cilët kanë qenë aktivë te sulmi i gjyqtarëve si nxitës apo dhunues.

Tirana për sjelljen e tifozëve sipas nenit 65 të KDS-së, rrezikon të paktën tetë javë ndeshje pa spektatorë, ndërsa sipas nenit 64, dënimi varion dhe është në dorë të Disiplinës që në raste të ngjashme ka qenë rënia nga kategoria.

NENI 64 – Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive

1. Subjektet anëtare ose pjesëmarrëse në aktivitete që dështojnë në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre në përputhje me Neni 64 do të dënohen me gjobë.

 

 

2. Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë.

3. Subjektet anëtare ose pjesëmarrëse në aktivitete që organizojnë ndeshjet zyrtare si fusha pritëse do të dënohen si më poshtë:

b. në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë. Në rast se nga këto akte shkaktohet ndërprerja përfundimtare e ndeshjes, ekipi përgjegjës për sigurinë do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 përveç dënimeve të tjera.

5. Organi gjykues ka të drejtë të vendosë dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktimeve këtu në këtë kod, por thjesht për çështje të mospërmbushjes së standardeve të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img