Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka realizuar dopietë për 15 minuta, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Wolves. Në minutën e 11’, Xhaka mori një krosim në zonë dhe me një gjuajtje me kokë nuk gaboi. Tre minuta më vonë, ai përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje gjeti golin e dytë për Arsenalin dhe të dytin personal gjithashtu.
Kështu, Xhaka shkon në kuotën e 7 golave, në 37 ndeshje. Ky takim mund të konsiderohet si i fundit për të me Arselanitn, pasi futbollisti ka paralajmëruar do të largohet nga Londra dhe pritet që shumë shpejtë të veshë fanellën e Bajer Leverkusenit në Gjermani.