Sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Apolonia ta arbitrojë një trupë gjykuese e tëra femërore.
Kryesore do të jetë elbasanasja Emanuela Rusta, e cila jo pak herë është parë të gjykojë edhe në kategorinë Superiore të meshkujve.
Në krah të saj si anësore do të jenë dy durrsaket Koleta Prenga dhe Ediena Kapxhiu. Arbitre e katërt është lezhhanja Eglantina Pjetrushaj, ndërsa delegat i FSHF-së, Endri Hyka nga Tirana.
Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Apolonia, luhet sot, ora 17:00 në stadiumin “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë.
Arbiter kryesor: Emanuela Rusta(Elbasan)
Asistent 1: Koleta Prenga(Durres)
Asistent 2: Ediena Kapxhiu(Durres)
Arbiter i 4: Eglantina Pjetrushaj(Lezhe)
Delegat: Endi Hyka(Tirane)
Fatos LAMAJ