Tuesday, November 26, 2024

(Video) Taekwondo-Vllaznia shkëlqen në Kampionatin Ndërkombëtar “4-th Ulcinj Trophy”

Lexo

Ekipi i Vllaznisë në Taekwondo vazhdon të shkëlqejë, jo vetem në konkurimet kombëtar ku është bërë fitues i shumë trofeve, por edhe në ato ndërkombëtar. Kështu ndodhi edhe këto ditë kur ekipet e Vllaznisë të grupmoshave të ndryshme të drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka, ishin pjesëmarrës në Kampionatin Ndërkombëtar “4-th Ulcinj Trophy” të zhvilluar në Ulqin.

Taekwondistët shkodranë konkuruan përkrah  525 sportistëve nga 42 ekipe, përfaqësues të 6 shteteve pjesëmarrëse. Ekipi i Vllaznisë mori pjesë me 32 sportistë dhe arriti të zëjë vendin e 3-të në kategorinë e të rriturve, ndërkohë që ka dominuar kryesisht në disiplinat e kategorisë së moshave. Konkretisht, taekwondistët shkodranë arritën të fitonin 5 vende të para, 8 vende të 2-ta, 14 vende të 3-ta dhe 5 vende të 4-ta.

Spikatjen më të madhe e kanë bërë sportistët, Omer Barbullushi kampion në Kids për peshën -18 kg kampion, Elois Spatari kampione pesha -28 kg, Luar Hoti kampion nëYounger Cadets pesha -27 kg kampion, Franko Suka kampion në peshën -47 kg, Esad Malaj -68 kg kampion për Senior.

Rezultatet teknike të Kampionatit Ndërkombëtar të Ulqinit

Medalje individuale te arritura:

5 vende të para

8 vende të 2-ta

14 vende të 3-ta

5 vende të 4-ta

Kids

  1. Omer Barbullushi -18 kg kampion
  2. Amer Peqini -22 kg vend i 3-të
  3. Ednor Terbuni -24 kg vend i 3-të
  4. Ened Perdja 26 kg vend i 4-të
  5. Elois Spatari -28 kg kampione
  6. Algi Tafili -31 kg vend i 4-të

7.Aron Ulqinaku -33 kg vend i 3-të

  1. Elia Golemi -33 kg vend i 2-të
  2. Ema Ymeri -40 kg vend i 4-të
  3. Mateo Gjonaj +43 kg vend i 2-të

Younger Cadets

  1. Luar Hoti -27 kg kampion
  2. Omer Puka -30 kg vend i 3-të
  3. Enriko Aramalli -30 kg vend i 3-të
  4. Xhozef Delija -30 kg vend i 2-të
  5. Arbios Kraja -30 kg vend i 4-të
  6. Geald Mema -36 kg vend i 3-të
  7. Sion Marashi -39 kg vend i 3-të

18.Drini Shehu -43 kg vend i 3-të

  1. Rean Beci -43 kg vend i 3-të
  2. Franko Suka -47 kg kampion
  3. Reina Spatari -51 kg vend i 2-të

Cadet

  1. Menida Meta -37 kg vend i 2-të
  2. Edrit Coka -45 kgvend i 3-të
  3. Amina Hadri -47 kg vend i 2-të
  4. Amber Mustafa -53 kg vend i 4-të

Junior

  1. Aron Duka -45 kg vend i 3-të
  2. Ensar Dani -48 kg vendi i 3-të
  3. Isra Meta -49 kg vend i 2-të
  4. Irsa Osmanagiq -63 kg vend i 3-të
  5. Erdis Thelbi +78 kg vend i 3-të

Senior

  1. Edri Hoti -58 kg vend i 2-të
  2. Esad Malaj -68 kg kampion

Në përfundim të aktivitetit, kryetrajneri i Taekwondosw shkodrane, Elion Puka, falenderon organizatorin e këtij aktiviteti Fikret Dushku, si dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt të stafit kuqeblu, prof. Neriman Puka, Mirtan Hasaj dhe prof. Nikolin Perzefi të ekipit Nini Taekëondo për ndihmën e dhënë në këtë aktivitet.

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Ndërkombëtar “4-th Ulcinj Trophy” të zhvilluar në Ulqin.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img